Miss Kansas u sulmua për një foto me rroba banje në një konkurs bukurie, por ajo nuk u mbeti borxh kritikëve. Gracie Hunt, vajza e Presidentit të klubit të ragbit ‘Kansas City Cheffs’, Clark Hunt, mbrojti pjesëmarrjen e saj në konkursin e bukurisë në rroba banje, pasi ajo u kurorëzua me titullin lajkatues ‘Miss’ të dielën.
Ajo shpjegoi në Instagram pse vendosi të merrte pjesë edhe në garën e rrobave të banjës. “Veshja e rrobave të banjës ose shfaqja e punës sime në kërkim të shëndetit dhe palestrës në asnjë mënyrë nuk më ul vlerën si grua”, filloi postimin e saj 22-vjeçarja, e cila u shoqërua me pamje me rroba banje blu.
“Kjo nuk e zvogëlon forcën time të vërtetë, nuk e zvogëlon besueshmërinë time dhe as nuk degradon ndonjë fushë tjetër të jetës sime”, tha ajo. “Unë dua që të gjitha gratë të ndihen të fuqishme dhe të forta, në mënyrë që të përmbushim potencialin tonë dhe të bëhemi versionet më të mira të vetvetes,” vazhdoi ajo. “Ne jemi të gjithë të ndryshëm. Nuk ka asnjë madhësi trupore që i përshtatet të gjithëve, por ka besim kur e kupton që je më mirë sot sesa ishe dje”, përfundoi ajo.
Hunt, e cila gjithashtu pretendon të dijë “më shumë për ragbin sesa shumica e djemve”, ka vuajtur nga sëmundja celiake, ose intoleranca ndaj glutenit, që kur ishte fëmijë, por është e motivuar të bëhet një trajnere fitnesi.
Përveç kësaj, ajo punon në marketing për kompaninë e babait të saj, e cila peshon dy miliardë dollarë dhe po studion menaxhim sporti në Universitetin e Kansas, dhe pasi fitoi në vendin e saj, ajo do të konkurrojë në konkursin ‘Miss USA’./FrontOnline/