Gianina Maradona, vajza e legjendës Diego Maradona dyshohet se ka nisur një lidhje të re dashurie me ish-reprezentuesin e Italisë, Pablo Osvaldo.
Por, interesant është fakti se Osvaldo e ka pasur të dashur shoqen e ngushtë të Gianinës, Jimena Baron më parë, shkruan FrontOnline.
Për këtë arsye, mediat në Itali e identifikojnë këtë rast ngjashëm si me situatën ku janë ndodhur më herët Maxi Lopez, Mauro dhe Wanda Icardi.
Mediat në Argjentinës gjithashtu kanë raportuar për këtë lidhje dashurie, duke shtuar se Osvaldo dhe Gianina kanë qenë miq që disa kohë.
Paparacët e kanë zënë Gianinën duke dalur nga shtëpia e Osvaldos disa herë.
Ajo që “preokupon” mediat në Argjentinë është në rast se Gianina dhe Osvaldo nisën një lidhje dashurie para se ai të ndahej me Jimenan apo më vonë.
Ndryshe, si futbollist, Osvaldo ka luajtur për Atalantën, Interin, Fiorentinën dhe shumë klube tjera./FrontOnline/