Ireland, vajza e Alec Baldwin, zbuloi se ishte bombarduar me mesazhe fyese pasi babai i saj qëlloi aksidentalisht dhe vrau Halina Hutchins gjatë xhirimeve të filmit “Rust”.
Hutchins ndërroi jetë në moshën 43-vjeçare më 21 tetor, pasi Baldwin qëlloi aksidentalisht me armë gjatë xhirimeve të vesternit të tij të ri, duke vrarë operatorin dhe duke plagosur regjisorin Joel Souza.
Airland Baldwin zbuloi se i ishte nënshtruar ngacmimeve në rrjetet sociale që nga ngjarja fatkeqe, jo vetëm për shkak të incidentit, por edhe sepse mbrojti të atin, transmeton FrontOnline.
Në postimin e saj të fundit në Instagram, 26-vjeçarja shkroi: “Ndër disa nga komentet më të neveritshme kërcënuese, emailet, mesazhet me tekst dhe postat zanore që kam marrë… ky koment i bukur qëndron i vetëm. Unë e njoh babanë tim, ju thjesht nuk e njihni. Të dua babi”.
Ajo gjithashtu përfshiu në postimin e saj një mesazh inkurajues nga një shoqërues, i cili kujtoi se sa i sjellshëm ishte Baldwin ndaj tij kur ata bashkëpunuan.
“Rreth një milion vjet më parë, unë punova në zyrën e prodhimit në Toronto të kompanisë që realizoi filmin ‘Thomas the Tank Engine’. Ndërsa punoja atje, u përballa me shumë të famshëm të pasjellshëm, por babai juaj nuk ishte i tillë. Kujdesej që të kishte qumësht dhe drithëra në dhomën e hotelit gjatë kohës që vajza e tij ishte për vizitë”, ka shkruar shoqëruesi.
Irlanda kishte mbrojtur më parë babanë e saj dhe kishte lëshuar një mesazh mbështetjeje disa orë pas të shtënave.
“Dashuria dhe mbështetja ime shkojnë për familjen dhe miqtë e Halena Hutchins. Po i dërgoj mendime shëruese Joel Souza. Dhe do të doja që sot të mund ta përqafoja shumë fort babin”, shkruante modelja në atë kohë./FrontOnline/