×
  • Lajme
  • Lajme

    Vajza e aktivistit Hadri: Drejtësia më në fund triumfoi pas 35 vitesh dhimbje

    FrontOnline
    29 Janar 2025

    Teuta Hadri, vajza e ish-aktivistit kosovar, Enver Hadrit, ka reaguar pasi Gjykata e Apelit ka konfirmuar fajësinë për vrasësit e babait të saj.

    Ajo tha se sonte drejtësia më në fund ka triumfuar dhe se pas 35 vitesh dhimbje dhe përpjekjeje, e vërteta ka dalë në pah.

    “Enver Hadri ishte viktimë e një krimi të tmerrshëm të orkestruar nga shërbimet sekrete të ish-Jugosllavisë, me ndihmën dhe lidhjet me krimin i organizuar i Beogradit. Sonte, Enver Hadri, babai ynë, bashkëshorti, vëllai, gjyshi, daja, kushëriri, miku dhe bashkëkombësi ynë, ka rikthyer nderin e tij”.

    “Ky vendim gjyqësor nuk mund të fshijë humbjen e babait tim apo vitet e vuajtjeve të shkaktuara ndaj familjes sime, por ai përfaqëson shumë më tepër se një aktgjykim. Ky është një dënim i qartë dhe i prerë për një krim shtetëror të motivuar politikisht, që shkeli në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut të shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve ’80-’90”, shkroi Hadri, transmeton Klankosova.tv.

    Hadri falënderoi avokatët e saj, dëshmitarët, prokuroren, hetuesit dhe jurinë, e cila tha se hodhi poshtë argumentet e rreme të palës së vetme mbrojtëse të pranishme.

    Pas gati tri javë shqyrtimi gjyqësor, është zhvilluar seanca e sotme pasi dy nga tre të akuzuarit dhe të dënuarit kanë deponuar ankesë në vendimin paraprak gjyqësor. Bozhidar Spasiq, ish-zyrtar i shërbimeve sekrete serbe, si dhe Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq, në vitin 2016 janë shpallur fajtorë për vrasjen e Enver Hadrit

    Nga Rubrika
    Lajme10 Mars 2025
    Nesër në Kosovë do të kemi ndryshim të motit ku përpos intervaleve kohore me diell, parashihen edhe vranësira dhe riga ose rrebeshe...
    Lajme10 Mars 2025
    Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar në X”, për siç ka deklaruar ai ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet e...
    Lajme10 Mars 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është shprehur i gatshëm për t’u takuar me partitë opozitare....
    Të tjera
    Bota/Rajoni10 Mars 2025
    Platforma e mediave sociale X u bllokua për gati 12,000 përdorues të hënën dhe pronari i saj Elon Musk tha se ndërprerja...
    Lajme10 Mars 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, është shprehur se ka indikacione se ka veprime të qëllimshme nga Lëvizja Vetëvendosje,...
    Lajme10 Mars 2025
    Pas takimit pesë orësh lidhur me pozicionin e partisë pas zgjedhjeve parlamentare, Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me...
    Lajme10 Mars 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nesër pret në takim sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Siç njofton zyra e kryeministrit takimi do të...
    Bota/Rajoni10 Mars 2025
    Në Tiranë, Rrjeti BIRN dhe Qendra SCIDEV sapo kanë publikuar Raportin Vjetor 2024 mbi lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve, ku...
    Lajme10 Mars 2025
    “Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion dhe agresion ndaj serbëve në Kosovë”. Kështu ka deklaruar deputetja serbe, Rada Trajkoviq, e cila e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.