Myrto Uzuni po shijon momentin e tij më të mirë në karrierë, teksa është duke shkëlqyer me fanellën e Ferencvaroshit.
Sulmuesi shqiptar gjen rrjetën për herë të 11 në kampionatin hungarez, por këtë herë golin e shijon në derbi.
Në minutën e 13 të takimit, futollisti beratas shfrytëzon një top të shërbyer në zonë dhe me një hedhje në ajër e lë portierin të palëvizur dhe me të djathën e tij e dërgon topin në rrjetë.
Ndërkohë gjatë pjesës së parë Ferencvarosh dyfishon rezultatin ndaj Ujpestit dhe tani titulli kampion është vetëm 45 minuta larg.