×
  • Sport
  • Sport

    Ushtruesi i detyrës së presidentit të Komitetit Olimpik të Evropës, Niels Nygaard vizitoi KOK-un

    FrontOnline
    01 Qershor 2021

    Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, anëtarët e Bordit Ekzekutiv, Bujar Turjaka e Jeton Beqiri, si dhe këshilltari i presidentit, Besim Aliti, kanë pritur dje në zyret e KOK-ut ushtruesin e detyrës së presidentit të Komitetit Olimpik të Evropës (KOE/EOC), Niels Nygaard, i cili po e viziton për herë të parë KOK-un.

    E pranishme në takim ishte edhe zëvendësministrja për Kulturë, Rini e Sport, Daulina Osmani, përcjell FrontOnline.

    Krasniqi duke i uruar mirëseardhje u.d. presidentit Nygaard, e njoftoi me sfidat e sportit tonë në kohë të pandemisë COVID-19, si dhe përgatitjet që KOK-u po bënë për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

    I pari i KOK-ut shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me Komitetin Olimpik të Evropës, derisa kërkoi nga ai që në të ardhmen në Komisionet e KOE-s të përfshihen edhe përfaqësues të KOK-ut.

    U.d. i presidentit të KOE-së, Nygaard, duke falënderuar Krasniqin për mikpritjen, konfirmoi mbështetjen për Komitetin Olimpik të Kosovës, ndërsa vlerësoi lartë të arriturat tona, me theks të veçantë medaljen e artë olimpike të Majlinda Kelmendit, të fituar në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

    Danezi Nygaard foli edhe për progresin që po bënë KOE për organizimin e Lojërave Evropiane 2023, për të cilat theksoi se shumë sporte do të vlejnë edhe si kualifikuese për Lojërat Olimpike Paris 2024.

    Nga ana e saj, zëvendësministrja Osmani, shprehu mirënjohjen për vizitën e Nygaardit në Kosovë, derisa konfirmoi bashkëpunimin e mirë që ka MKRS-ja me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe federatat sportive në vendin tonë.

    Në fund, Krasniqi i ndau librin foto-reportazh kushtuar medaljes së artë olimpike të Kelmendit, si dhe një orë të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport18 Nëntor 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës sot do të zhvillojë ndeshjen e fundit ndaj Lituanisë në stadiumin “Fadil Vokrri’. Megjithatë, Dardanët do të përballen me...
    Sport18 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë sonte ndeshjen e fundit të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve....
    Sport18 Nëntor 2024
    Kryeministri rumun, Marcel Ciolacu, e ka pranuar që Kosova luajti më mirë se Rumania në ndeshjen e së premtes në Ligën e...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, pas takimeve që ka zhvilluar me mërgatën në Gjermani, të dielën ka...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputetja Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër pas akuzave nga zv/ministri i Arsimit, Taulant Kelmendi. Ky i fundit e akuzoi Bajramin për mbi...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Dy adoleshentë janë përleshur me thika para shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Sipas Top Channel, një 14-vjeçar ka ndërruar jetë. Mësohet se...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski pati disa fjalë për politikanët e “zëshëm” ndaj atyre që janë në pushtet. Ai ata...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci i kishte lavdëruar doracakët mbi edukimin seksual ndërsa i lansonte. Kryeministri Albin Kurti dje e përmendi luftën...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është shumë i gatshëm dhe i interesuar të mbajë sa më parë edhe një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.