Policia në Shtërpcë mbrëmë ka arrestuar një person pasi raportohet se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Organet e rendit njoftojnë se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Shtërpcë, 03.01.2023-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave femra kosovare, bashkëshortes dhe vajzës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.