Në Spitalin Infektiv në Shqipëri, forcat e ushtrisë kanë ngritur një çadër pritëse.
Sipas burimeve për A2 CNN mësohet se pacientët e rinj, pa simptoma përcaktuese do të kalojnë fillimisht nëpërmjet kësaj çadre, për triazhim, dhe më pas kur të mësohet gjendja reale e pacientit, të bëhet e mundur ndarja specifike e shtrimit të tij.
Deri para pak ditësh pacientët kontrolloheshin fillimisht në ambulancë, ose në urgjencën e spitalit por duke u nisur nga shtimi i rasteve, autoritetet kanë vendosur pikërisht ngritjen e kësaj çadre.
Në të njëjtën mënyrë ka funksionuar edhe te Spitali Universitar i Traumës si dhe te Urgjenca e QSUT-së.