Ushtria amerikane tha të hënën se kreu një sulm ajror në Siri që vrau dy operativë të Shtetit Islamik dhe plagosi një.
Operativët e Shtetit Islamik po lëviznin një kamion me armë në provincën Dayr az Zaër, një zonë e kontrolluar më parë nga qeveria siriane dhe rusët, kur ata ishin në shënjestër të sulmit ajror, raporton Reuters.
Kështu tha Komanda Qendrore e SHBA-së në një deklaratë në platformën e mediave sociale X.