Bekim Juniku nga Gjakova ditëlindjen e 16-të e kishte festuar në vijat e frontit, kur si një djalë i ri i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Duke rrëfyer historinë e tij personale për kohën e luftës në Kosovë, ky ish ushtar i UÇK-së ka treguar se si kishte ikur nga shtëpia për t’ju bashkuar luftës për çlirimin e vendit, ndërsa ua kishte lënë një letër prindërve me të cilën i njoftonte ata se kishte vendosur për ta veshur uniformën e UÇK-së dhe se në rrugën e tij nuk kthehet më pas.
Videon me këtë rrëfimin të jashtëzakonshëm e ka publikuar fotografi i njohur shqiptar me famë botërore, Fadil Berisha.
“LIRIA KA EMËR: Bekim Juniku e kishte festuar ditëlindjen e 16-të në vijat e frontit, si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për të shkuar në luftë, ai kishte ikur nga shtëpia. Motrës ia kishte një letër, për t’i njoftuar prindërit se në rrugën e tij nuk kthehet më pas. Pak kohë më vonë, babai i tij do t’i bëhej bashkëluftëtar. Ky është një rrëfim i jashtëzakonshëm për djemtë e rinj që lanë gjithçka për çlirimin e Kosovës. Shpërndajeni këtë video. #LiriaKaEmer”, ka shkuar Fadil Berisha.
Ish ushtari i UÇK-së, Bekim Juniku, gjithashtu rrëfen se më pas në luftë ishte bërë bashkë edhe me babanë e tij.
“Prej marrëdhënies babë-bir kaloi në marrëdhënie bashkëluftëtarë. Ishte një lloj krenarie. Edhe pse, isha shumë i ri në moshë, m’u dukke vetja se jam i pjekun para vaktit. U nisha shumë ma i fortë”, thotë ai.
Videon e plotë mund ta shikoni më poshtë.