Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), paraditen e së mërkurës ka parakaluar në rrugët e Rahovecit.
Ushtarët e FSK-së bashkë me të parin e komunës së Rahovecit kanë bërë nderime pranë shtatores së Heroit të Kombit, Xhelal Hajda “Toni”, si dhe Selajdin Mullabazi “Mici”.
Ushtarët e FSK-së pas kësaj do të shkojnë dhe tek “Maja e Shkodranit”. Aty kryetari Smajl Latifi do të shpërndajë mirënjohje për pjesëtarët e FSK-së.