×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ushtarët armenë djegin gjithçka para se të ikin

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    Trupat armene ua kanë vënë flakën disa strukturave në Agdam përderisa po tërhiqeshin nga provinca që shtrihet jashtë Nagorno-Karabakut, thellë në territorin azer.

    Në pamjet e publikuara nga rajoni që tash e tutje do të jetë nën kontrollin e azervë shihet tym i zi që del nga pozicionet që dikur i mbanin trupat armene.

    Përderisa po largoheshin nga rajoni ku nuk ka popullsi civile, armenët ua vunë zjarrin stacioneve të policisë, ndërtesave të ndryshme dhe pikave të kontrollit, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

    Ndryshe, distrikti Agdam do t’i dorëzohet ushtrisë së Azerbajxhanit për ta kontrolluar nga 20 nëntori.

    Armenia dhe Azerbajxhani, me ndërmjetësimin e Rusisë, më 10 nëntor nënshkruan marrëveshje për ndërprerje të luftimeve.

    Në Armeni pati protesta, ndërsa në Azerbajxhan marrëeshja u vlerësua si fitore.

    Sipas kësaj marrëveshjeje, Azerbajxhani do t’i mbajë nën kontroll të gjitha territoret e fituara gjatë luftimeve që nisën më 27 shtator.

    Gjatë përleshjeve, Armenia ka thënë se i janë vrarë rreth 1.200 ushtarë, ndërsa Azerbajxhani nuk e publikon numrin e ushtarëve të rënë, por dihet që ka pasur të vrarë edhe në radhët azere.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Policia në Shqipëri ka bërë të ditur se të hënën ka arrestuar një grup kriminal prej 18 personash që ka tregtuar në...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    I janë kthyer paratë shqiptarit nga Maqedonia e Veriut, të cilat ato i kishte dorëzuar në stacionin policor një 41-vjeçar nga Podujeva,...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me seancën që do të mbahet ditën e martë...
    Të tjera
    Vip18 Nëntor 2024
    Një debat i ashpër gjatë vikendit është zhvilluar mes Xuxit, Drenushës, ku më pas u përfshi edhe Vullneti. I gjithë ky debat...
    Sport18 Nëntor 2024
    Kosova ka shënuar fitore ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Ndeshja...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur sonte akuza të rënda ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti. Ai ashpër ka theksuar se Kurti...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Sot në Prishtinë u mbajt mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në mesin e shumë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sonte ka publikuar emrat e disa anëtarëve të partive si LDK, PDK, por...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka hapur një tender në vlerë 10 mijë euro për blerje të hapësirës mediale në TV Nacionale....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.