×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Ushqimi që mund të jetë helm për zemrën dhe trurin

    FrontOnline
    19 Janar 2022

    Nuk është lajm që kripa e tepërt është e dëmshme për shëndetin, por hulumtimet e reja kanë treguar se një dietë që përmban shumë kripë mund të ketë disa efekte të dëmshme të papritura në shëndet, duke mos llogaritur problemet e zemrës dhe presionin e lartë të gjakut.

    Një studim i botuar në revistën Nature Neuroscience thotë se minjtë në një dietë “superkripë” treguan shenja të një rënie të konsiderueshme të aftësive mendore në përgjithësi dhe aftësive njohëse në veçanti, sepse truri i tyre qarkullon më pak.

    Pas një periudhe të caktuar gjatë së cilës iu dhanë ushqim shumë të kripur, minjtë humbën shumicën e aftësive të tyre të mësuara, gjë që kërkonte zgjidhjen e problemeve të caktuara. Madje, ata nuk reaguan në mënyrën e zakonshme për të prekur mustaqet e tyre.

    Këto ndryshime në punën e trurit shfaqeshin edhe në situatat kur një dietë me shumë kripë nuk ua rriste presionin e gjakut. Kjo sugjeron që ushqimet e kripura ndikojnë në trup në mënyra që shkojnë përtej atyre të njohura deri më tani, në lidhje me shëndetin e enëve të gjakut.

    Truri është “objektivi” primar i këtyre efekteve të dëmshme të kripës – thuhet në studim. Ata vunë re se minjtë e ushqyer me ushqime të pasura me kripë treguan një rënie të ndjeshme të funksionit cerebral, gjë që është veçanërisht e dukshme në aftësitë njohëse.

    Gjatë studimit, shkencëtarët u dhanë minjve nga tetë deri në 16 herë më shumë kripë se zakonisht, në një sasi të përshkruar si “ekstremi më i lartë i spektrit të konsumit të zakonshëm të kripës njerëzore”.

    Kjo ka çuar në uljen e qarkullimit në korteks dhe hipokampus, dy rajone të rëndësishme të trurit që janë përgjegjëse për kujtesën dhe mësimin. “Pas tre muajsh të një diete të tillë, minjtë u dementuan”, tha për ABC News Dr Costantino Jadekola, nga Universiteti Cornell në Nju Jork.

    Minjtë janë shumë kureshtarë dhe u pëlqen të eksplorojnë gjëra të reja, por me kalimin e kohës, për shkak të kësaj diete, ata kanë humbur fare aftësinë për të vërejtur objekte të reja. Kjo është mjaft e çuditshme, sepse tek minjtë nuk është regjistruar presion i lartë i gjakut, thuhet në studim.

    Shkencëtarët thonë se kanë arsye të mjaftueshme për të besuar se i njëjti efekt ndodh tek njerëzit. Në përgjithësi, kufizoni marrjen tuaj ditore të kripës në më pak se 2.3 gram./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj thotë se ‘kryeministri Albin Kurti për Kosovën është me serb se Vuçiqi dhe Putini’. Haradinaj këtë deklaratë...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë, sonte është zhvilluar ceremonia shtetërore e organizuar në Pallatin e Brigadave nga Presidenti Bajram Begaj....
    Sport28 Nëntor 2024
    FIFA ka konfirmuar përfaqësueset nëpër vazo për shortin e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ku Kosova gjendet në vazon e katërt....
    Lajme28 Nëntor 2024
    Derisa shkëmbimi tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë është i një niveli jo të kënaqur, qindra biznese nga Shqipëria janë pozicionuar mirë në...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me rastin e 28 Nëntorit është i shoqëruar nga djali i Hashim Thaçit, Endriti. shihet në një...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, tha se nuk duhet te fyhet klubi në të cilin Kosova do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.