×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Ushqimet që mund t’ju mbajnë zgjuar gjatë natës

    FrontOnline
    07 Mars 2024

    Kafeina lidhet kryesisht me kafenë dhe disa lloje çaji, por ka edhe ushqime të tjera që e përmbajnë atë dhe mund t’ju bëjnë të jeni zgjuar gjatë natës.

    Ekzistojnë një sërë faktorësh pse nuk mund të flemë gjatë natës, dhe shpesh mund t’ia lëmë fajin kafesë që mund ta kemi pirë shumë vonë.

    Por, cilat janë këto pije dhe ushqime që duhet t’i shmangni gjatë para gjumit për të fjetur më lehtë?

    Çokollata e zezë

    Pavarësisht përfitimeve shëndetësore që ka çokollata e zezë, ajo nuk këshillohet para gjumit, shkruan The Sun, transmeton FrontOnline.

    Sipas nutricionistes, Jess Hillard, një çokollatë e zezë 100 gram, përmban rreth 80 miligram kafeinë.

    Çaji

    Ndoshta nuk do të mund ta besoni por ekzistojnë disa lloje të çajit që përmbajnë gjithashtu kafeinë.

    “Çaji i përditshëm, çaji i mëngjesit dhe çaji jeshil përmbajnë kafeinë natyrale në çaj. Një filxhan çaj i zier përmban rreth 30 deri në 50 mg kafeinë”, thotë Jess.

    Megjithatë, sasia e kafeinës do të ndryshojë në varësi të asaj se sa të fortë e keni çajin tuaj.

    Çajrat që nuk përmbajnë kafeinë përfshijnë çajin kamomil, atë të frutave dhe atë mente.

    Pijet e gazuara

    Nuk është vetëm përmbajtja e lartë e sheqerit tek shumë pije të gazuara që mund të jetë shkak për shqetësim, pasi disa prej tyre përmbajnë gjithashtu sasi të larta të kafeinës.

    Ta konsumoni një kanaçe në mbrëmje nuk është ideja më e mirë, ose disa gjatë ditës.

    “Coca-cola përmban kafeinë, pavarësisht nëse është versioni i plotë apo me dietë”, theksoi nutricionistja.

    “Një kanaçe përmban 34 mg kafeinë, mesatarisht sa një filxhan çaj”, deklaroi ajo tutje.

    Pijet e tjera të gazuara që përmbajnë kafeinë janë edhe pijet energjike.

    Akullorja

    Një ushqim i preferuar gjatë një dite të nxehtë, por disa lloje të akulloreve mund të përmbajnë gjithashtu kafeinë.

    Sipas nutricionistit, Rob Hobson disa akullore me aromë kafeje mund të përmbajnë mbi 50 mg kafeinë në vetëm dy lugë.

    Megjithatë, nuk është vetëm akullorja me shije kafeje. Akullorja me çokollatë mund të përmbajë gjithashtu kafeinë stimuluese.

    Ëmbëlsirat  

    Ëmbëlsira juaj e preferuar mund t’ju mbajë zgjuar pa e ditur ju.

    “Tiramisuja është ndoshta ëmbëlsira më e dukshme me kafeinë pasi përmban kafe, por edhe çdo gjë me çokollatë të zezë do të përmbajë pak kafeinë”, thotë Hobson.

    Për shembull, ëmbëlsirat me çokollatë ose tortat me llavë me çokollatë të zezë, mund të jenë dy lloje të tjera që përmbajnë kafeinë./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Aronia, e njohur gjithashtu si “manaferrat e zezë”, është një frut i vogël dhe i fuqishëm, që ka fituar vëmendje të madhe...
    Lifestyle07 Janar 2025
    Kina aktualisht po përballet me një shpërthim të metapneumovirusit njerëzor (HMPV) dhe videot në mediat sociale tregojnë spitale të mbingarkuara dhe sisteme...
    Të tjera
    Vip08 Janar 2025
    Xheneta ka konfrontuar Leo-n për ofendimin që i ka bërë mbrëmë teksa e konsideroi ”Gold Digger”. Ajo u shpreh se asnjëherë nuk...
    Vip08 Janar 2025
    Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Anisa, ka shkaktuar reagime me qëndrimin e saj ndaj vendimit të Gjestit për t’iu bashkuar “Big...
    Sport08 Janar 2025
    Edon Zhegrova është duke e luajtur sezonin më të mirë në karrierën e tij, me fanellën e Lille, si në Ligue 1...
    Vip08 Janar 2025
    Sara dhe Driloni kanë shijuar një darkë romantike brenda shtëpisë së ‘Vëllait të Madh’ teksa bashkë shoshitën gjithë raportin dhe ndjesitë e...
    Lajme08 Janar 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se Republika e Kosovës s’është e përkohshme. Ai...
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati për deputet i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Daut Haradinaj ka njoftuar për takimin e sontëm që...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.