×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Ushqimet që duhet të hani nëse vuani nga anemia

    FrontOnline
    21 Shkurt 2023

    Ushqimet që duhet të hani nëse vuani nga anemia:

    Mishi i kuq: Si ai i viçit dhe derrit, përmbajnë sasi të madhe hekuri heme, që përthithet më lehtë nga trupi se sa hekuri non-heme që përmbajnë bimët. Mëlçia është organi më i pasur në hekur dhe vitamina B. Mëlçia e vicit ka më shumë se 600% të nevojës ditore në hekur dhe vitaminë B-12.

    Bimët bishtajore: fasulja, thjerrëzat (lentilet), bizelet. Por kini kujdes se bishtajoret kanë acid fitik që bllokon përthithjen e hekurit, prandaj këshillohet që ato të lihen në ujë gjithë natën para se të gatuhen.

    Drithërat integrale: Buka e prodhuar me drithë integrale është burim i mirë hekuri non-heme, lloj hekuri që i duhet trupit në rast mungese të hekurit. Por me gjithë përmbajtjen e lartë në hekur, edhe drithërat përmbajnë acid fitik.

    Prandaj këshillohet që bukën ta prodhoni vetë ose ta blini në një furrë ku buka prodhohet pasi është bërë fermentimi i brumit. Kjo është arsyeja kryesore përse njerëzit sot kanë probleme me drithërat. Një fetë bukë përmban 6% të kërkesës ditore për hekur.

    Veza është e pasur në lëndë ushqimore:1 vezë e madhe përmban 1 mg hekur, dmth, 7% të nevojës ditore për hekur për femrat dhe 11% për meshkujt.

    Vezët ndihmojnë edhe për forcimin e kockave dhe ndërtimin e kyçeve. Gjalpi i kikirikut është burim i mirë hekuri: Dy lugë gjelle gjalpë kikiriku përmbajnë 0.6 mg hekur./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Maj 2025
    Një filxhan qumësht në mëngjes mund të ndihmojë në kontrollin më të mirë të përqendrimit të sheqerit në gjak, sipas një studimi...
    Lifestyle27 Maj 2025
    Një në tetë persona raportojnë te mjeku se ndihen “të lodhur gjatë gjithë kohës” — dhe mund të ketë një shkaktar befasues,...
    Lifestyle17 Maj 2025
    Ajo që na tërheq diku në një moment të jetës sonë mund të ndryshojë lehtësisht me kalimin e kohës. Ndërsa shumë njerëz...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në konferencën për media të thirrur pas protestës së bizneseve ka theksuar se në fund...
    Lajme29 Maj 2025
    Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në konferencën për media të thirrur pas protestës së bizneseve ka theksuar se në fund...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, sot është pyetur nga gazetarët edhe për qëndrimin që do të mbajë nëse LVV do...
    Lajme29 Maj 2025
    Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje e 260’të. ZKM ka njoftuar se në këtë mbledhje qeveria ka:...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se si parti kanë dhënë emrat që do t’i votonin të VV-së, pa asnjë kusht....
    Lajme29 Maj 2025
    Juristja e medias, Flutura Kusari i ka reaguar ministrit në detyrë, Faton Peci, pasi ky tha se nuk i merr seriozisht mediat...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.