×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Ushqimet që do t’ju mbajnë ngrohtë gjatë dimrit

    FrontOnline
    24 Janar 2022

    Dimrat kanë hyrë, dhe po ashtu edhe ftohja. Shumë shtete përballen me temperatura ekstreme të dimrit, të cilat e bëjnë të vështirë për njerëzit që të ndihen mjaftueshëm ngrohtë, edhe pas veshjes së rrobave të ngrohta një mbi një.

    Por, në vend që të përpiqeni të ndiheni të ngrohtë vetëm nga jashtë, mund ta ngrohni trupin edhe nga brenda. Në pjesët veriore të botës, ku dimrat e ashpër janë një normë, njerëzit mbështeten te ushqimet që gjenerojnë nxehtësi nga brenda për t’i mbajtur ata të ndihen rehat gjatë gjithë ditës.

    Nutricistja Pooja Makhija thotë se ky proces quhet termogjenezë.

    “Në përgjithësi, ushqimet që marrin më shumë kohë në trupin tuaj për t’u tretur, rrisin më shumë temperaturën e trupit dhe për këtë arsye, ju ndihmojnë të ndiheni më të ngrohtë”, tha ajo.

    Makhija ndau tri ushqimet kryesore që ju ndihmojnë të ndiheni ngrohtë nga brenda. Ajo renditi fillimisht xhenxhefilin, duke thënë se jo vetëm që është një ndihmë e shkëlqyer për tretjen, por njihet edhe si diaforik që do të thotë se ju bën të ndiheni ngrohtë nga brenda, përcjell Klankosova.tv

    Të dytat në listë ishin llojet e ndryshme të mishrave të kuq si mish derri, viçi dhe deleje pasi të gjithë kanë një përmbajtje të madhe hekuri. Hekuri ndihmon në transportimin e oksigjenit në të gjithë trupin. Makhija theksoi se ata me nivele të ulëta të hemoglobinës përjetojnë ekstremitete të ftohta gjatë dimrit.

    Ajo sugjeroi gjithashtu patate të ëmbël sepse të gjitha perimet me rrënjë zgjasin më shumë në sistemin tuaj të tretjes, duke prodhuar më shumë energji, duke ju ndihmuar të qëndroni më ngrohtë.

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj thotë se ‘kryeministri Albin Kurti për Kosovën është me serb se Vuçiqi dhe Putini’. Haradinaj këtë deklaratë...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë, sonte është zhvilluar ceremonia shtetërore e organizuar në Pallatin e Brigadave nga Presidenti Bajram Begaj....
    Sport28 Nëntor 2024
    FIFA ka konfirmuar përfaqësueset nëpër vazo për shortin e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ku Kosova gjendet në vazon e katërt....
    Lajme28 Nëntor 2024
    Derisa shkëmbimi tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë është i një niveli jo të kënaqur, qindra biznese nga Shqipëria janë pozicionuar mirë në...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me rastin e 28 Nëntorit është i shoqëruar nga djali i Hashim Thaçit, Endriti. shihet në një...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, tha se nuk duhet te fyhet klubi në të cilin Kosova do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.