Pas një starti zhgënjyes me një humbje e një barazim, Uruguai ka gjetur fitoren e parë në grup në Copa America dhe njëkohësisht ka prerë një biletë për në fazën çerekfinale të këtij kompeticioni.
Uruguaianët ia dolën të triumfojnë me rezultatin 0-2 ndaj Bolivisë, falë një autogoli të Quinteros në minutën e 40-ë të pjesës së parë dhe një goli të Edinson Cavanit 10 minuta para fundit të ndeshjes.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Kili u mposht me rezultatin 0-2 nga Paraguaji, falë golave të Samudio dhe Almiron, megjithatë ky rezultat nuk ndikon aspak në ecurinë e kilenëve, që tashmë kanë siguruar një biletë për në fazën çerekfinale të Copa America-s.
Në grupin A të Copa Americas janë dhënë verdiktet tashmë, pasi 4 skuadrat e kualifikuara janë Argjentina, Paraguai, Kili dhe Uruguai, ndërsa Bolivia është ajo që nuk ia ka dalë dhe do të mbyllë para kohe garën në këtë kompeticion.
Sa i përket grupit B, lufta është shumë më e fortë, pasi deri tani ka prerë biletën për në çerekfinale vetëm Brazili dhe Kolumbia kanë siguruar një biletë për në çerekfinale, ndërsa Venezuela, Ekuadori dhe Peruja do të luftojnë për dy vendet e tjera të mbetura.