×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ursula Von Der Leyen emëron drejtuesit e rinj të Komisionit Europian

    FrontOnline
    17 Shtator 2024

    Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen emëroi të martën ekipin e saj të ri, i cili do të drejtojë institucionet më të rëndësishme europiane për 5 vitet e ardhshme. Çështjet kryesore që do të përqëndrohet Komisioni janë ndryshimet klimatike, lufta në Ukrainë dhe forcimi i Kinës.

    Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen emëroi gra në postet më të larta të institucionit ekzekutiv të BE-së, pavarësisht ngurimit të vendeve anëtare të bllokut për të pranuar kërkesën e saj për barazi gjinore. 6 nga 8 prej pozicioneve më të larta të Komisionit Europian do të udhëhiqen nga gratë.

    “Kam punuar me vendet anëtare dhe arritëm të përmirësojmë përfaqësimin duke e çuar në 40 për qind gra dhe 60 për qind burra. Megjithatë, kjo tregon se pavarësisht nga sa kemi arritur, ka ende punë për të bërë”, tha Von Der Leyen në një konferencë për shtypin.

    Krerët e qeverive kishin rënë me herët dakord për pozicionin e saj si udhëheqëse të BE-së dhe të ish kryeministres së Estonisë Kaja Kallas, si shefe e politikës së jashtme.

    Kandidatja nga Sllovenia Marta Kos është emëruar si Komisionere e re për Zgjerimin, në vend të hungarezit Olivér Várhely.

    Von der Lyen tha se ajo do të jetë përgjegjëse për të mbështetur vendet kandidate për t’u përgatitur për anëarësim në BE, si edhe do të punojë në mbështetje të Ukrainës, përfshirë rindërtimin e vendit.

    Ish-kryeministri i Lituanisë Andrius Kubilius do të jetë komisioneri i parë i Bashkimit Europian për Mbrojtjen, një post i ri i krijuar për të forcuar kapacitetet prodhuese ushtarake të bllokut përballë agresionit rus ndaj Ukrainës.

    Ministrja spanjolle e Energjisë dhe Mjedisit Teresa Rinera do të jete komisionerja e re për konkurencën.

    Secili nga 27 vendet anëtare do të ketë një komisioner në tryzën e qeverisë së bllokut europian, edhe pse pesha politike varet shumë nga komisioni që drejtojnë.

    “Rreth 20 vende anëtare donin një portofol të fortë ekononik dhe ne nuk kemi komisione të tilla. Po ashtu, duhet të mbajmë parasysh edhe balancën gjeografike dhe përkatësitë e tyre politike, prandaj nuk është e lehtë ndërtimi i ekipit të ri”, tha ajo.

    Ndryshimet klimatike janë arsye për shumë prej masave që po ndërmarrim”, tha Von Der Leyen, por krahasuar me mandatin e parë, “çështje si siguria dhe konkurenca, kanë patur më shumë ndikim në përbërjen e re të udhëheqjes së Komisionit”.

    Komisioni Europian ka fuqinë të propozojë ligje të reja për Bashkimin Europian, të bllokojë bashkimin e kompanive dhe të nënshkruajë marrëveshje të tregtisë së lirë.

    Të 27 komisionerët e propozuar sot nga Von Der leyen do t’i nënshtrohen seancave dëgjimore në Parlamentin Europian i cili ka fuqinë të bëjë konfirmimin e tyre.

    Të gjithë komisionerët raportojnë tek konservatorja gjermane Von Der leyene, e cila këtë verë siguroi një mandat të dytë si Presidente e Komisionit Europian.

    Komisioni i ri pritet të marrë detyrën në fund të këtij viti, çka do të thotë se rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të jetë një nga çështjet kryesore që do duhet të trajtojë./VOA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Ka shkuar në 25 numri i personave të vdekur nga zjarret në Los Anxhelos. Robert Luna, sherifi i qarkut ka thënë se...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i përkohshëm i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, ka bërë një deklaratë lidhur me përplasjet e tensionuara mes hetuesve që po...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, si dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. Osmani dhe Kurti kanë vënë kurora...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka kryer sot homazhe pranë Kompleksit Përkujtimor në Reçak, duke nderuar dhe...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Në 26 vjetorin e Masakrës së Reçakut kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica bëri homazhe në nderim të...
    Lajme15 Janar 2025
    Procesi i votimit për zgjedhjet e ardhshme vazhdon dhe është koha që secili qytetar të bëjë zgjedhjen e tij për të ardhmen...
    Lajme15 Janar 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë të mërkurën (15 janar 2025) ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt,...
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, që pati cilësuar Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit, sot...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.