Ajo ra në qendër të vëmendjes kur disa muaj më parë filloi aferën e dashurisë me një basketbollist 20 vjet më të ri se ajo. Ish-shoqja më e ngushtë e Kim Kardashian, Larsa Pippen, ishte kritikuar ashpër kur u zbulua se ajo ishte lëshuar në aferë dashurie me basketbollistin e ri të NBA-së Malik Beasley, i cili la gruan e tij Montana Yao dhe një fëmijë të vogël për shkak të saj.
Montana pretendoi se ata i thanë asaj se duhej të braktiste shtëpinë e familjes me fëmijën e saj brenda dhjetë ditësh për shkak të skandalit dhe më pas filloi drama e pagesës së mbështetjes financiare. Yao mori mbështetje prej 6500 dollarë në muaj edhe pse ajo kërkoi 15.000 dhe 20.000 të tjera për tarifat e avokatit, dhe më pas Beasley sfidoi atësinë e djalit të tij dhe pretendohet se bëri një test të ADN-së për të zbuluar nëse ai ishte babai biologjik i vogël Makai.
Dhe pas gjithë kësaj rrëmuje me këtë trekëndësh dashurie, u përfol se Larsa dhe Malik ishin ndarë dhe arsyeja dyshohej se ishte distanca fizike. “Larsa dhe Malik nuk janë më së bashku. Gjërat janë bërë të komplikuara për shkak të udhëtimit. Ata janë ende duke komunikuar, por nuk janë së bashku”, tha një burim për E! Portal. Larsa ka investuar në markën dixhitale të fitnesit ‘Tonal’ dhe bëri shumë para.
Ajo bleu një Ferrari të ri për të festuar dhe është përqendruar me të vërtetë vetëm në biznes. Dhe duket se ndarja nuk ishte aspak e vështirë për të. Larsa po poston foto nga një pushim në Karaibe, dhe ajo pozoi përsëri me një mini bikini në të cilën dëshironte të tregonte figurën e saj, për të cilën të gjithë e dimë se është shumë artificiale dhe e “bërë” sipas stilit të Kardashian. Në komente, shumë i shkruajnë asaj se sa bukur duket, por kishte edhe disa deklarata negative, sepse ajo ende mblodhi “urrejtës” përmes veprimeve të saj ndër vite./FrontOnline/