Sot Efi feston ditëlindjen dhe një ndër urimet e para për ish-banoren e “Big Brother Vip” ka qenë pikërisht nga Instagram-i i Luizit.Duke përdorur fjalën që Luizi i thoshte shpesh, “Shefja e Diplomacisë”, personi që menaxhon profilin e Instagramit te këngëtarit, i uron në emër të tij Efit “lumturi dhe emocione të mira.
Javën e kaluar u duk sikur u kris miqësia e Kiarës dhe Efit pasi produksioni i shfaqi një video ku kjo e fundit i jepte të drejtë Luizit për situatën e krijuar te lavamani dhe “dhunën” e këngëtarit.Kjo çështje u diskutua përsëri dhe ishte Luizi ai që foli në lidhje me informacionet që Kiara mori nga jashtë, duke mbajtur anën e kësaj të fundit.