Ilir Shaqiri është këngëtari përmes zërit të të cilit janë lartësuar figurat më të ndritura të kombit, ata që sakrifikuan, u flijuan e dhanë gjakun për komb e atdhe.
Këngëtari i madh, në 110 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ka lënë një urim në faqen e tij në Facebook.
Gëzuar, KOMBI I DRITËS…!
…, me njomësinë e pavenitur të bashkimit në mendjet e në zemrat tona, për të përmbushur amanetin e paraardhësve tanë mendjendritur e të lavdishëm, Shqipërinë e Bashkuar – Shqipërinë etnike!
Këngëtari pak ditë më parë sjelli edhe një këngë të re, atë me titull “Elabsan I bukur”, këngë kjo që erdhi me rastin e 113 vjetorit të veprimtarisë së Normales së Elbasanit, “Tempulli i diturisë kombëtare”, siç e cilësoi drejtori i parë i saj, Luigj Gurakuqi.
Kjo këngë vjen me tekst dhe muzikë nga Ilir Shaqiri dhe kompozim nga Naim Krasniqi.