Yjet e Përfaqësueses së Kosovës iu kanë bashkangjitur urimeve të shumta për njërën prej festave më të mëdha të besimtarëve myslimanë të enjten.
Miliona myslimanë në gjithë botën, përfshirë në Kosovë, e festuan sot Fitër Bajramin, një festë e cila e shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Shumë futbollistë të ekipit përfaqësues të Kosovës që praktikojnë besimin islam, si Vedat Muriqi, Mërgim Vojvoda, Milot Rashica, Valon Berisha e të tjerë e festuan këtë festë.
Ata uruan në rrjetet sociale Fitër Bajramin me mesazhe të ndryshme.
https://www.facebook.com/mergimvojvoda27/posts/234905305113236
https://www.facebook.com/MilotRashicaOfficial/posts/311983946959432