Njerëzit që hanë natën zakonisht nuk kanë oreks të madh gjatë ditës, prandaj pyesin pse shtojnë peshë. Nëse shpesh ngriheni natën me një ndjenjë urie, kjo duhet të shqyrtohet, sugjerojnë ekspertët. Deri më tani, janë zbuluar disa arsye për të ashtuquajturën uri gjatë natës.
E para është se nuk hani sa duhet gjatë ditës, e dyta është të keni gjumë të trazuar që mund të prishë hormonet që rregullojnë oreksin – grelinën dhe leptinën, të cilat mund të çojnë në uri dhe kërkimin e ushqimeve me shumë karbohidrate.Është përcaktuar gjithashtu se uria e natës ndodh si një përgjigje e trupit ndaj një periudhe stresuese, kështu që kur të zgjoheni, ju kërkoni qetësi në ushqim.
Është gjithashtu e mundur që ju të vuani nga sindroma e ngrënies së natës. Njerëzit me këtë çrregullim marrin një pjesë të konsiderueshme të kalorive të tyre ditore pas darkës, sepse ata kanë pak dëshirë për ushqim gjatë ditës. Ata mund të vuajnë nga një çrregullim i humorit që përkeqësohet në mbrëmje./FrontOnline/