Uragani Milton mund të dobësohet në një stuhi të kategorisë së tretë, pasi zbret në tokë të mërkurën në mbrëmje pranë qytetit Tampa, thonë meteorologët.
Zyrtarët thonë se Milton, aktualisht nën statusin e kategorisë pesë, mund të jetë stuhia më e keqe që ka goditur zonën në rreth nw një shekull.
John Morales, një meteorolog nga Florida, i tha BBC-së se stuhia do të jetë “veçanërisht e rrezikshme për shkak të intensitetit të saj ekstrem”.
“Edhe nëse humb fuqinë, mund të jetë uragan i kategorisë së katërt ose i kategorisë së tretë kur të bjerë në tokë”, tha ai për BBC.
Morales shton se uragani Milton po lëvizte në bregun perëndimor të Floridës në një kënd “mjaft pingul”.
“Përgjithësisht uraganet do të vijnë nga Karaibet perëndimore dhe do të vijnë në bregun perëndimor të Floridës në një kënd të zhdrejtë. Ky në vend të kësaj vjen nga Gjiri Perëndimor i Meksikës,” thotë ai.
“Kjo do të çojë një stuhi edhe më të lartë. Thellësia e përmbytjes do të jetë më e madhe për shkak të atij këndi të afrimit”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.