Banorët e brezit kufitar konkretisht ata përreth fshatrave të Karaqevës së Komunës së Kamenicës dhe andej kufitit të fshatrave të Breznicës së Komunës së Bujanocit, rrezikojnë të izolohen edh emë shumë.
Kjo për shkak se ura e cila gjindet në Karaqevë të Poshtme po rrezikon të shembet dita ditës dhe lëvizja mbi të jo rrallë herë mund të jetë e rrezikshme, edhe pse nga komuna e Kamenicës thonë se ajo është e sigurtë.
Derisa kryetari i Bashkësisë Lokale të Breznicës, Nazim Hajdini, tregon për, se ura po bie dita ditës dhe po paraqet rrezik për kalimtarët që janë të shumtë andej e këndej kufirit.
Sipas tij rrënimi i urës izolon edhe banorët e shumtë të këtyre anëve t1% cilët lëvizien andej e këndej.
Ai tregoi se kanë kërkuar nga Komuna e Kamenicës rindërtimin, por edne konkretet nuk ka sasgjë, duke pritur sa më parë ndërtimin e saj.
Nga ana tjetër Qendron Kastrati, kryetar i Komunës së Kamenicës, tha për “Syri.net”, se janë duke bërë përpjekje me Qeverinë që sigurojnë mjetet për ndërtimin e urës që lidh Karaqevën me Breznicën.
Ai tregoi se kanë pastruar shtratin e lumit dhe presin që së bashku me qeverinë në të ardhmen edhe ura të rindërtohet.
Kryetari i Kamenicës tha se edhe përkundër rënies së urës ajo sipas analizimit është e sigurtë për lëvizje.