Kompania e cila po merrej me realizimin e këtij softueri vlerëson se është dëmtuar dhe do të ndjek rrugët ligjore.
Kanë synim që të avancohen intelektualisht.
Mirëpo në ngritjet e tyre akademike, ka studentët që tentojnë të shfrytëzojnë punën e dikujt tjetër.
Ndonëse identifikimin e plagjiaturës nuk e kanë të lehtë shkaku i numrit të lartë të studentëve, në Fakultetin e Edukimit ndëshkojnë një dukuri të tillë.
Si pasojë e kësaj studentëve ju anulohet mbrojtja e temës së diplomës.
Prandaj një sistem i cili do të verifikonte plagjiaturën po shihet si i domosdoshëm nga udhëheqësit e këtij institucioni.
Një inciativë të tillë për t’u pajisur me një sistem antiplagjiat e kishte marrë Rektorati i Universitetit të Prishtinës, vite më parë.
Madje procedurat e përzgjedhjes së kompanisë që do ta realizonte këtë projekt kishin filluar.
Mirëpo krejt kjo punë e cila supozohej të kryhej një vit më parë, ka dështuar.
E këtë vit procedurat për një sistem antiplagjiaturë, nuk do të fillojnë.
Madje rektori po propozon që masa për këtë të marrë Ministria e Arsimit.
Mirëpo kompania Unisoft e cila ishte marrë me krijimin e këtij softueri, po thotë se kanë plotësuar të gjitha kërkesat.
Megjithatë sipas tyre ky projekt dështoi jo për shkak të mangësive të sistemit, por si pasojë e komisionit.
Prandaj meqë vlerësojnë që janë dëmtuar materialisht, për shkak të shpenzimeve të tepërta, kompania do të ndjek rrugët ligjore për ta zgjidhur këtë çështje.
Plagjiatura nënkupton përdorimin e fjalëve, ideve, koncepteve ose të dhënave nga një person tjetër pa e cituar atë dhe paraqet vepër penale.