×
  • Lajme
  • Lajme

    UP publikon rezultatet e provimeve pranuese për bachelor

    FrontOnline
    14 Korrik 2025

    Universiteti i Prishtinës ka publikuar rezultatet preliminare të provimeve pranuese për afatin e parë të studimeve bachelor të cilat janë mbajtur javën e kaluar. Kështu kanë bërë me dije drejtues të Universitetit të Prishtinës. Sipas të dhënave të fundit, në afatin e parë të studimeve në Universitetin e Prishtinës në të dy nivelet e studimit bachelor dhe master kanë aplikuar 8 588 persona. Ndërkaq sot dhe nesër mbahen provimet pranuese në nivelin master.

    Sipas të dhënave të fundit në afatin e parë të studimeve në Universitetin e Prishtinës në të dy nivelet e studimit bachelor dhe master kanë aplikuar 8 588 persona. Ndërkaq, këtë vit, Universiteti i Prishtinës ka planifikuar të pranojë 5,723 studentë të rregullt në programet e nivelit bachelor dhe 2394 në nivelin master.  Këtë vit akademik në nivelin bachelor të studimeve kanë aplikuar 6.563 kandidatë për studentë, ndërsa në nivelin master të studimeve kanë aplikuar 2.025 kandidatë.

    Prorektorja për zhvillim institucional në Universitetin e Prishtinës,  Majlinda Gjelaj,  në një përgjigje me shkrim për  Radio Kosovën bëri të ditur së rezultatet preliminare kanë përfunduar dhe se shpallja e rezultateve përfundimtare pritet të bëhet më datë 16 korrik.

    “Shpalljet e rezultateve preliminare të provimit pranues për nivelin Baçelor kanë përfunduar me date 13.7.2025 në të gjitha Njësitë Akademike. Sot dhe nesër po mbahen provimet pranuese për programet e nivelit Master ku kemi një interesim të lartë të studentëve jo vetëm nga UP por edhe nga të gjitha Institucionet e arsimit të lartë në Kosovë dhe rajon. Shpallja e rezultateve përfundimtare të provimit pranues do të bëhet ne ueb-faqen e fakulteteve përkatëse, pas shqyrtimit te ankesave, më së largu me datë 16.7.2025 për nivelin Baçelor ndërsa shpallja e rezultateve përfundimtare të provimit pranues për nivelin Master do të behet më së voni deri me datë 19.7.2025, në ora 16:00. Kandidatët të cilët sipas rezultatit preleminar renditen si kandidatë të papranuar në nivelin Baçelor, mund t’i paraqesin ankese fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare, respektivisht me date 14.7.2025 dhe 15.7.2025 në ora 16:00”, theksoi Gjelaj.

    Universiteti i Prishtinës është më i madhi, më i vjetri e më i suksesshmi në Kosovë dhe i rendituri më së larti nga të gjitha universitetet në gjuhën shqipe të të gjitha viseve ku jetojnë shqiptarët në Ballkanin Perëndimor dhe në botë.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Gusht 2025
    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në një prononcim për Front Online, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me procedurën...
    Lajme17 Gusht 2025
    Policia ka njoftuar se një vajzë ka raportuar që është sulmuar fizikisht dhe dhunuar nga ish i dashuri i saj. Rasti po...
    Lajme17 Gusht 2025
    Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan. Rasti po hetohet. “HETIM MBI VDEKJEN- Rr. Luma, Gjilan ...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Një ditë pas takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, në një hotel në Alaskë, janë gjetur tetë...
    Lajme16 Gusht 2025
    Nëntë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku mes gjashtë veturave në Gjilanit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë...
    Kronika16 Gusht 2025
    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Devë të komunës së Gjakovës Si pasojë e përplasjes mes një veture...
    Lajme16 Gusht 2025
    Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave bën të ditur se sot janë regjistruar gjithsej 57 vatra zjarri në vend. AME pohon se prej...
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Një shqiptar 33-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Greqi, pasi një video e tij duke shpëtuar një dele nga një...
    Lajme16 Gusht 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shkruar për kontigjentin e dytë të automjeteve të blinduara ASV të blera nga Shtetet e Bashkuara...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.