×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    UP-ja shpall konkurs për 15 pozita, dyshime për punësim të militantëve partiakë

    FrontOnline
    20 Shtator 2019

    Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka shpallur konkurs për 15 pozita pune të përhershme në Administratën e saj.

    Në këtë konkurs, UP ka treguar pozitën e punës, detyrat apo përgjegjësitë, mirëpo nuk ka dhënë detaje të tjera të nevojshme, siç është koeficienti i asaj pozite apo paga, si dhe vendi apo fakulteti në të cilin do të punojë ai zyrtar.

    Front Online ka kontaktuar me Rektoratin e UP-së, për ta pyetur rreth mungesës së informacioneve të nevojshme në konkursin e publikuar.

    Sipas tyre, konkursi është shpallur duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil dhe se përmban shumicën e informatave të nevojshme.

    “Arsyeja për mos vendosjen e koeficienteve – pagave lidhet me faktin se në UP, për shkak të kompleksitetit të institucionit dhe specifikave të disa vendeve të punës, deri më tani pozitat e administrative nuk kanë qenë të koduara me koeficiente, mirëpo, ju informojmë që tanimë është themeluar një komision, i cili sipas ligjeve të aplikueshme, do ta bëjë një gjë të tillë”, thuhet në përgjigjen e Rektoratit.

    Tutje ata kanë shtuar se ky komision do t’ua mundësoj që shpalljen e pozitave të lira në konkurset e radhës ta pasurojnë me më shumë informacione.

    Ndërkohë që sa i përket vendit se ku do të punojnë të punësuarit, përgjigjia e Rektoratit ishte se ‘punëdhënës për të gjitha pozitat është Universiteti i Prishtinës’.

    “Sipas nevojës dhe prioriteteve të brendshme, kandidatët e suksesshëm do t’i dërgoj në njësi përkatëse akademike. Përndryshe, unifikimi i pozitave të njëjta në kuadër të një pike të konkursit, është bërë me qëllim të procedimit më efikas të intervistave dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për faktin se testet janë të njëjta për pozitën e njëjtë”, kanë shtuar tutje.

    Front Online ka kontaktuar edhe me Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës(KPMShCK), për ta pyetur nëse ky konkurs është në pajtueshmëri me ligjin, meqenëse nuk janë të përfshira të gjitha informacionet e nevojshme.

    Zyrtari i lartë për Bashkëpunim Profesional në KPMShCK, Avdyl Bekteshi në një përgjigje për Front Online ka deklaruar se Rregullorja për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, sqaron se cilat informacione duhet t’i përmbajë një konkurs.

    “Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ju njofton që në bazë të nenit 16 të Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, është paraparë së çka duhet të përmbaj një shpallje”, ka thënë ai.

    Rregulloren për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Neni 16, i cili flet për “Përmbajtjen e shpalljeve’ thuhet se shpallja e rekrutimit duhet të përmbajë detajet e mëposhtme:

    Ndërkaq kryesuesja e Këshillit Drejtues në UP, Laura Kryeziu, ka thënë për Front Online se ata ende nuk janë informuar për përmbajtjen e këtij konkursi për stafin administrativ.

    “Nuk është prezantuar në Këshill Drejtues konkursi sepse e kemi mbajtur vetëm një takim, kështu që nuk më kanë informuar ende. Në kushte normale, ne si Këshill Drejtues, e kemi bërë identifikimin e pozitave ku kemi kërkuar që t’i procedojë administrata dhe pastaj ta përcjellin tek ne. Përmbajtja duhet me qenë e njëjtë për pozitat të cilat ne i kemi kërku”, deklaroi Kryeziu.

    Për këtë konkurs ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, të cilët kanë kërkuar të bëhen hetime në Ministrinë e Arsimit,  në mënyrë që të pamundësohen presionet dhe ndërhyrjet politike e partiake në Universitetin e Prishtinës.

    KMDLNj thotë se këto konkurse janë klienteliste për punësim të militantëve partiakë, para zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

    “Në këtë vakum institucional presionit më të madh i është nënshtruar Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, qoftë për regjistrim të studentëve në fakultetet që janë tërheqëse për shumicën e studentëve qoftë për emërime në borde, poste e sidomos për punësime në baza ekskluzivisht partiake. KMDLNj kërkon të bëhen hetime në MASHT që ka përgjegjësi për arsimin në Kosovë, nga ai elementar e deri te ai universitar sikur që kërkon që të pamundësohen të gjitha presionet dhe ndërhyrjet politike dhe partiake  në Universitetin “Hasan Prishtina”.”, thuhet në reagim.

    Tutje kanë thënë se emërimet në postet udhëheqëse apo kuadrit mësimdhënës, po kalojnë përmes filtrit politik dhe partiak.

    “Pikërisht ndërhyrja politike e ka dëmtuar shumë Universitetin e Prishtinës që nga procesi i regjistrimit të studentëve, rekrutimi i stafit udhëheqës e deri te përzgjedhja e rektorit apo dekanëve. Duket se edhe një vit pa i përfunduar mandati rektorit aktual të Universitetit të Prishtinës , ka filluar edhe lufta politike dhe partiake për rektor të ardhshëm dhe vetëm po priten rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 dhe të dilet me emra konkret .Është kohë e fundit të ndërprehet kjo praktikë e mbrapshtë që pariparueshëm po e dëmton arsimin në Kosovë”, shtuan më tej. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ministria e Ekonomisë ka thënë se vështirësitë e fundit në furnizimin me energji elektrike në disa zona të Kosovës janë rezultat i...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Tashmë për disa ditë me radhë janë duke vazhduar kolonat në pikat kufitare të vendit. Prej tyre më së shumti pritje për...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    22 të lënduarit nga aksidenti me autobus në magjistralen Prishtinë-Pejë, kanë marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK, ndërsa gjendja e tyre...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Dhjetor 2024
    Presidenti i zgjedhur Donald Trump është zotuar se do t’i japë fund shumë shpejt luftës në Rripin e Gazës, ndërsa ka paralajmëruar...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e Listës Serbe dhe ka vendosur që ta hedhë poshtë vendimin e...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se fshatrat Bajskë dhe Dobërllukë të Vushtrrisë kanë mbetur pa ujë të pijes. Arsye për...
    Vip25 Dhjetor 2024
    Ka vazhduar debati mes Fitimit dhe Drilonit, ku shkak u bë Sara. Driloni i tha Fitimit se mund të shkoj kur të...
    Vip25 Dhjetor 2024
    Xheneta ka uruar ditëlindjen e motrës së saj, Lea-s. Urimit iu bashkangjitën njëzëri edhe banorët tjerë të BBVK3 , transmeton klankosova.tv. “Shumë...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Babai i Neymar Junior ka dhënë detaje që lidhen me vendimin e të birit të tij për ta refuzuar ofertën e Real...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.