×
  • Lajme
  • Lajme

    UNMIK për FrontOnline: Rezoluta 1244 përcakton mandatin e pranisë tonë në Kosovë

    FrontOnline
    11 Prill 2025

    Në vitet e fundit, ka pasur gjithnjë e më shumë kërkesa për rishikimin dhe përfundimin e pranisë së Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe institucionet e Kosovës kanë shprehur qëndrimin e tyre se ky mision ka humbur relevancën në rrethanat aktuale politike dhe shoqërore në vend.

    Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, John Kelley, tha se 81 për qind e buxhetit të UNMIK-ut shpenzohet për paga të stafit, ndërkohë që misioni nuk ka më ndonjë funksion të vërtetë në Kosovë dhe nuk kontribuon në paqe.

    “UNMIK është një mision paqeruajtës pa paqeruajtës, me një mandat të tejkaluar prej kohësh. SHBA u bën thirrje anëtarëve të tjerë të Këshillit që të rishqyrtojnë mandatin e UNMIK-ut dhe të fillojnë një mbyllje të rregullt të operacioneve të tij. Koha për këtë tranzicion ka kaluar,” deklaroi Kelley.

    Po ashtu edhe Këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina, tha se kjo ka qenë kërkesë e kahershme e presidentes Vjosa Osmani.

    “Kjo ka qenë edhe kërkesë e kahershme e Presidentes Osmani, e përsëritur në adresimet që i ka bërë në Këshillin e Sigurimit” tha Kupina.

    Edhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka kërkuar gjithashtu  largimin e UNMIK-ut nga Kosova.

    Sipas tyre, UNMIK-u jo vetëm që nuk luan më një rol të domosdoshëm në ruajtjen e paqes apo ndihmesës institucionale, por përbën edhe një barrë të panevojshme financiare.

    Argumentet për mbylljen e këtij misioni lidhen kryesisht me mungesën e funksionit të tij konkret, shpenzimet e mëdha administrative dhe, sipas autoriteteve kosovare, shtrembërimin e realitetit në raportimet zyrtare.

    Kjo çështje po ngjall debat të gjerë në arenën ndërkombëtare, ndërsa gjithnjë e me shumë po ngrihet pyetja nëse ka ardhur koha për të mbyllur një kapitull të gjatë të ndërhyrjes ndërkombëtare përmes UNMIK në Kosovë.

    UNMIK për FrontOnline: Për mbylljen tonë vendos Këshilli i Sigurimit

    Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) për FrontOnline ka folur pas kërkesave për mbylljen e tij.

    Në një përgjigjie zyrtare, UNMIK thekson se mandati i tij rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

    “Rishikimi i mandatit, duke përfshirë një mbyllje të mundshme të misionit, është vetëm në diskrecionin e Këshillit të Sigurimit” thuhet në përgjigjien e UNMIK për FrontOnline.

     

    Kjo përgjigje vjen pas kërkesave të përsëritura nga përfaqësues të SHBA-së dhe autoriteteve të Kosovës për mbylljen e misionit, duke e cilësuar atë si të tejkaluar dhe joefikas në rrethanat aktuale.

    Po ashtu UNMIK thotë se  Rezoluta 1244 (1999) e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara përcakton mandatin e pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë, si dhe praninë e sigurisë (KFOR).

    ‘’Rezoluta 1244 (1999) e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara përcakton mandatin e pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë, si dhe praninë e sigurisë (KFOR)’’ tha UNMIK për FrontOnline.

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2025
    Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka folur për situatën që është në vend tash e disa javë, pasi ende...
    Lajme17 Maj 2025
    Nuk mendoj se është gjëja e duhur që edhe pas 25 vjetësh ka ende vende të cilat nuk e njohin Kosovën, kjo...
    Lajme17 Maj 2025
    Bekim Jashari, ish-kryetari i Skenderajt, ka bërë të ditur se sot janë mbledhur në Shqiponjë për të përkujtuar 26 vjetorin e çlirimit...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2025
    Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se janë përkujtuar dëshmorët Musli Nebih Demaku dhe Driton Musli Demaku. Në një postim në...
    Lajme17 Maj 2025
    Zëvendës Komandanti i misionit të KFOR-it, Gjenerali i Brigadës Cahit Irican, kryesoi transferimin e autoritetit të kontingjentit grek. Në një postim në...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Hamasi thotë se negociatorët e tij kanë hapur një raund të ri bisedimesh që synojnë t’i japin fund luftës në Gaza, disa...
    Lajme17 Maj 2025
    Sala Jashari, bashkëkryesuese e seancës konstituive, njëherit deputete e PDK-së ka thënë se kërkesa e Vetëvendosjes që seancat të mbahen një herë...
    Lajme17 Maj 2025
    Sot është zhvilluar edhe tentativa e 17-të për konstitumin e Kuvendit, e cila, si tentimet e tjera nga seanca, ka përfunduar pa...
    Lajme17 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic. Ata bashkëkryesuan tryezën e liderëve me temën “Një Evropa e hapur...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.