Manchester United ka fituar 2-1 në shtëpi ndaj Brightonit në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier.
Pas vetëm 13 minutash lojë në Old Trafford, Djajtë e Kuq i ndëshkoi ish-lojtari i tyre Dany Welbeck.
45 minutat e dytë ishin në dispozicion për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, që përmbysi rezultatin.
Ishte minuta e 62-të, kur Marcus Rashford barazoi shifrat në 1-1 me një asistim nga Bruno Fernandes.
Vendasit u frymëzuan nga ky barazim i rezultatit dhe ia dolën më pas edhe që të kalonin në epërsi.
Në minutën e 83-të, Mason Greenwood pranoi një asistim nga Paul Pogba, për të realizuar 2-1, duke kompletuar kështu përmbysjen e rezultatit.
Pas javës së 30-të, Unitedi gjendet në vendin e dytë me 60 pikë, 14 më pak se lideri Manchester City./Telegrafi/