×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane / Faleminderit kryeministër për garantimin e kredive për biznesmenët nga diaspora  

    FrontOnline
    15 Korrik 2024

    Unionit i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, dega në Kosovë, përmes një komunikate për media kanë vlerësuar lartë iniciativën e kryeministrit Albin Kurti për garantimin e kredive për pronar të bizneseve nga diaspora që dëshirojnë të Investojnë në Republikën e Kosovës.

    Sipas tyre, ky është një veprim i duhur e që pritet të ketë rezultate të dukshme gjatë ditëve në vijim.

    Shkelzen Jusaj, kryetari i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, dega në Kosovë ka falënderuar kryeministrin Kurti për iniciativën e marrë për garantimin e kredive.

    Ai po ashtu, kërkon nga kryeministri për të rishikuar edhe Ligjin për Investime Strategjike, pasi që sipas tij ky ligj, deri më tani, nuk ka arritur të japë rezultatet.

    Jusaj thotë se në ligjin aktual duhen përmirësime për të rritur efikasitetin dhe për të tërhequr më shumë investime nga Diaspora.

    “Ne propozojmë gjithashtu krijimin e një zone Industriale të dedikuar vetëm për prodhim, ku do të ofrohet infrastruktura e nevojshme për funksionimin e suksesshëm të bizneseve. Në këtë zonë industriale, sugjerojmë që 50% e kapacitetit të jetë e dedikuar për investitorët e diasporës dhe 50% për investitorët vendorë” ka thënë Shkelzen Jusaj kryetari i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane dega në Kosovë.

    Ai më tutje sugjeron se për të stimuluar bizneset e reja, propozojmë gjithashtu që bizneset fillestare tregtare të lirohen nga tatimi në fitim për 3 vjet, ndërsa bizneset fillestare prodhuese për 5 vjet.

    Këto masa sipas tij do të kontribuonin në krijimin e një ambienti më të favorshëm për zhvillimin dhe rritjen e sektorit privat.

    Sipas Jusajt, Unionit i Bizneseve Shqiptaro- Gjermane është i gatshëm të bashkëpunojë dhe të ofrojë kontributin e tij në realizimin e këtyre propozimeve, si dhe është në përgatitje të shumë propozime tjera.

    “Ne besojmë se me një qasje të koordinuar dhe mbështetje të qëndrueshme, mund të arrihen rezultate pozitive për ekonominë e Kosovës” ka thënë Jusaj / Front Online /

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Idriz Vehapi kandidat për deputet në Kuvendin Kosovës nga radhët e PDK-së, ka njoftuar për takimin e radhës. Përmes një shkrimi në...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Ky afat, i hapur në fund të gushtit, u shty deri më 26...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës....
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Zyra e Presidencës ka njoftuar se nesër presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kandidatja për deputete nga PDK, Sala Jashari, foli për raportet e ngushta mes familjes së saj dhe familjes së Rifat Jasharit. Ajo...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Artan Nimani përmes një shkrimi në rrjetin e tij social “Facebook” ka bërë të ditur...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Sikur çdo të enjte tjetër edhe sonte duke filluar nga ora 21:00, ‘Vëllai i Madh’ vë banorët e nominuarit përballë njëri-tjetrit në...
    Lifestyle26 Dhjetor 2024
    Ndër aplikacionet e shumta që ndikojnë në shkarkimin e shpejtë të baterisë në telefona, veçohen dy në veçanti. Analiza jonë PBC na...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Kurti tha se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.