×
  • Lajme
  • Lajme

    UNICEF: Ndryshimet klimatike po ndikojnë negativisht në jetën e fëmijëve në Kosovë

    FrontOnline
    05 Nëntor 2024

    Ndryshimet klimatike përmbajnë tre nga pesë faktorët që rrezikojnë shëndetin e fëmijëve.

    Kështu tha presidentja Vjosa Osmani, e cila shtoi se 23 për qind e fëmijëve në Kosovë jetojnë në kufirin kombëtar të varfërisë.

    Udhëheqja e shtetit potencoi se 10 për qind e lindjeve në Kosovë janë të parakohshme. Ajo vlerëson se ndër arsyet e kësaj janë ndryshimet klimatike.

    “Rreth 23 për qind e fëmijëve në Kosovë jetojnë në kufirin kombëtar të varfërisë. Kjo ndikon në qasjen e tyre në ujë të pijshëm, në ujë të sigurtë, strehim adekuat, energji të pastër dhe shërbime të tjera thelbësore për jetën dhe shëndetin e tyre. Për më tepër vet ekspozimi ndaj nxehtësisë për shkak të rritjes së temperaturave është konstatuar se do të ketë efekte akute në shëndetin e fëmijëve. Madje edhe para lindjes së tyre, duke quar potencialisht në lindje të parakohshme, peshë të ulët te fëmijët pas lindjes dhe vdekje në lindje. Vlerësohet se 10 për qind të lindjeve në Kosovë janë të parakohshme, kjo do të thotë se foshnja lind para javës së 37 të shtatzënisë. Njëra ndër arsyet që qon deri te kjo janë pikërisht ndryshimet klimatike. Faktet janë alarmantet, numrat flasin zëshëm dhe realiteti është i qartë. Ndryshimet klimatike po ndikojnë negativisht në jetën e fëmijëve tanë”, tha ajo.

    Ndikimi i ndryshimeve klimatike në Kosovë më shumë po i prek fëmijët nga komunitetet e cenueshme, si rom, egjiptian dhe shkali, tha udhëheqësja e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko

    “Këto ndikime tek fëmijët, prekin kryesisht fëmijët nga komunitetet e cenueshme, rom, egjiptian, ashkali të cilët tashmë janë të cenueshëm dhe jetojnë në komunitete të margjinalizuara. Fëmijët janë shumë më shumë sesa viktima. Fëmijët janë agjentët e ndryshimit. Ata janë që mund të bëjnë ndryshimin, të sjellin ndryshimin dhe të sjellin ndryshimet për të ardhmen… Rreth 4.2 miliardë fëmijë pritet të lindin në 30 vitet e ardhshme, ata nuk do të kenë klimë normale. Duke i vendosur fëmijët në qendër të veprimeve tona jo vetëm që do të mbrojmë mirëqenien e fëmijëve, por do të kemi edhe ekonomi më të qëndrueshme”, theksoi ajo.

    Kurse, koordinatorja e OKB-së për zhvillim, Arnhild Spence, tha se Kosova duhet të angazhohet më shumë në agjendën e gjelbër.

    “Kosova përfiton nga agjenda e gjelbër e BE-së dhe besoj fuqishëm që projekti për ndryshime klimatike për fëmijët do të marrë rol kryesor. Kombet e Bashkuara kanë mënyra të ndryshme që të kontribuojnë drejt ndryshimeve klimatike dhe ofrojnë mbështetje për qeverinë në zbatimin e kontributeve kombëtare. Objektivi ynë është që Kosova të zvogëloj emitimin”, deklaroi Spence.

    Në anën tjetër, ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, Afrim Berisha, tha se fëmijët në Kosovë po ndikohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga temperaturat e larta, si pasojë e ndryshimeve klimatike.

    “Një nga grupet e shoqërisë sonë që po rrezikohen nga ndryshimet klimatike janë fëmijët. Jemi dëshmitarë se fëmijët po ndikohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga temperaturat e larta, valët e të nxehtit, sidomos në zonat urbane, madje edhe në ambientet e tyre shkollore. Fëmijët po ndikohen në mënyrë direkte nga përmbytjet dhe vërshimet që ndodhin në zonat e ndjeshme të përfshira nga këto dukuri ekstreme të motit”, theksoi ai.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Nëntor 2024
    Janë bërë katër vjet prej se ish-eprorët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, u arrestuan nga Dhomat...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK’së, Vlora Çitaku thotë se natyra e raporteve me SHBA nuk varet vetem nga kush është në Shtëpinë...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se ndjehet krenar se populli i Kosovës është populli më pro-Amerikanë. “Më vjen mirë që...
    Të tjera
    Lajme05 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Fondacioni Jahjaga, me temën “Avancimi i Rolit të Gruas, Paqes dhe Sigurisë”,...
    Bota/Rajoni05 Nëntor 2024
    Amerikanët po votojnë për presidentin e ardhshëm. Qendrat e votimit janë hapur në të gjithë SHBA-në dhe do të vazhdojnë deri në...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Lideri i NISMA’s, Fatmir Limaj, në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit, Veselit e të tjerëve, thotë se lufta e UÇK’së është e...
    Lajme05 Nëntor 2024
    UASHINGTON – Zgjedhjet e së martës do të përcaktojnë se cila parti do ta ketë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka shkruar për përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, ish-aktivitst i VV-së. Molliqaj, e ka vlerësuar si...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Gazeta Infous raportoi ekskluzivisht se sot është arrestuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës një grua spiune ruse me pasaportë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.