Organizata më e madhe në botë për të drejtat e fëmijëve, UNICEF, ka botuar në faqen e saj globale në Internet një reportazh të gjatë, në të cilin tregohet se si në partneritetin e kësaj organizate të Kombeve të Bashkuara dhe Devolli Corporation, është ndihmuar themelimi i Qendrave të Zhvillimit të Fëmijërisë së Hershme me bazë në komunitet, gjë që ka ndikuar shumë në jetën e familjeve e prekura.
Në artikull, flitet për rastin e fshatit Brensanë, në rajonin e Opojës, 15 kilometra larg Dragashit. Aty tregohet se si katër klasa, dy prej tyre për fëmijët e moshave 3 – 5 vjeç dhe dy të tjera parashkollore, “e përbëjnë atë që ende nuk e ka marrë emrin e plotë çerdhe fëmijësh, por shërben më shumë si Qendër me Bazë në Komunitet”.
“Kjo qendër përveç që ndikon te mentaliteti i fëmijëve, u mundëson grave të pavarësohen. Në fillim janë vetëm 2 orë, por po presim edhe ndërtimin e kopshtit tërë-ditor. Nuk duhesh patjetër me kërku prej vjehrrës apo prej nanës me u kujdesë për fëmijët e tu, e me një çerdhe të plotë çdo nënë do të mund të pavarësohet dhe të punojë e më pas të kontribuojë edhe në pasurinë e familjes. Kur je grua dhe ndihmon familjen tënde, ke respekt e autoritet, të ecë fjala. Në këtë fshat gratë po fuqizohen dhe partnerët e tyre po janë shumë përkrahës”, citohet të thotë Azra Trupaj Sallahi, njëra ndër edukatoret e punësuara në Qendrën me Bazë në Komunitet në Bresanë.
Bashkëpunimi Unicef-Devolli Corporation
Vetë Fondi i OKB-së për Fëmijët, ose shkurt UNICEF, e tregon në artikullin e botuar se nisma që ka ndyshuar jetët e shumë familjëve në këtë rajon të Koosvës, ka filluar si “partneritet mes UNICEF në Kosovë dhe Devolli Corporation, të cilët kanë bashkuar forcat për të zgjeruar shërbimet e zhvillimit në fëmijërinë e hershme duke mbështetur ngritjen dhe funksionimin e Qendrave të Zhvillimit të Fëmijërisë së Hershme me bazë në komunitet, të cilat ofrojnë mësim të bazuar në lojë dhe në përvojë për fëmijët nën 5 vjeç, si dhe shërbime për prindërit e tyre.”
Ky partneritet ndërmjet të UNICEF-it dhe Devolli Corporation do të vazhdojë edhe për dy vite të tjera.
Më poshtë i gjeni disa fotografi nga ky partneritet:
Ndërkaq, artikulli i plotë është i qasshëm në gjuhën angleze dhe atë shqipe në vegzën në vijim: