×
  • Lajme
  • Lajme

    UNICEF dhuron 800 tabletë për nxënësit kosovarë

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2020

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka pranuar sot 633 tabletë nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë, të cilët do t’iu shpërndahen nxënësve me nevoja të veçanta. Zyra e UNICEF-it në tërësi ka siguruar 800 tabletë përmes Ambasadës Britanike në Kosovë, 167 prej të cilëve janë shpërndarë tek Organizatat e Personave me Nevoja të Veçanta.

    Ministri Ramë Likaj me këtë rast theksuar rëndësinë e të dhënave të sakta dhe raporteve të cilat Ministria e Arsimit i ka mbledhur nga DKA-të, sa i përket numrit të nxënësve me nevoja të veçanta që duhet të ndihmohen me teknologji asistive, përkatësisht me tabletë, njofton Klan Kosova.

    Likaj ka folur edhe për rëndësinë e digjitalizmit të procesit mësimor dhe rrjedhën e procesit mësimor gjatë periudhës së parë.

    Shefja e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Larisa Brunn tha se fëmijët me aftësi të kufizuara janë më të prekurit nga COVID-19.

    “UNICEF në bashkëpunim me Ambasadën Britanike po ndihmojnë këta fëmijë me sigurimin e tabletëve duke kontribuar në qasjen e tyre në mësimin online”.

    Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Xhavit Rexhaj, theksoi se furnizimi i nxënësve me tabletë është përkrahje e çmueshme në kohë të pandemisë COVID-19. Rexhaj ka vlerësuar se, ndihma e UNICEF-it vjen në një kohë të duhur dhe përdorimi i tabletëve tash ka peshë edhe më të madhe për shkak të organizimit të mësimit në distancë.

    Sipas të dhënave të vitit 2020, nga hulumtimi i MICS-it nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë, del që vetëm 53 përqind e familjeve në Kosovë posedojnë kompjuter ose tabletë.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku. Një zyrtar policor është...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas një përplasjeje që ka ndodhur sot në lokalin “Home” në Prishtinë. Ajo pretendon...
    Lajme25 Korrik 2025
    Disa vatra zjarri kanë kapluar fshatin Pakashticë të komunës së Podujevës pasditen e kësaj të premteje. Lajmin e ka bërë të ditur...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte i angazhuar në pikëkalimin kufitar në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.