×
  • Lajme
  • Lajme

    “Unë ta zgjidhi këtë punë”, “probleme me gruan”- detaje nga dosja e Prokurorisë për të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt

    FrontOnline
    05 Dhjetor 2023

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, në dosjen e dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë më 2 dhjetor 2023, tregon veprimet që pretendohet se i kanë kryer Nam Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Bërnicë të Prishtinës, teksa rasti fillimisht u cilësua si “Grabitje me pasojë vdekjen”.

    Në dosjen e Prokurorisë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, përmendet “marrëveshja për një aksident të inskenuar”.

    Aty thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Naim Murseli, me dashje që ta privojë nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën Liridona, është marrë vesh me të pandehurin Granit Plava për ta vrarë Liridonën.

    Sipas Prokurorisë, Murseli paraprakisht e ka pajisur me armë të pandehurin Plava dhe kanë inskenuar veprën e “Grabitjes”, e cila është realizuar më 29 nëntor 2023, rreth orës 20:25 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Bërnicë të Prishtinës, në atë mënyrë që Murseli derisa ishte duke lëvizur me veturë, në të cilën ishte bashkëshortja Liridona dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë i pandehuri Plava para veturës, me maskë në kokë dhe revole në dorë, sipas marrëveshjes paraprake, i pandehuri Murseli me fëmijët ka dalë nga vetura dhe është larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur, derisa tani e ndjera Liridona ka mbetur në veturë.

    “…të cilën i pandehuri Granit Plava e ka qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë, ku si pasojë e plagës vdekjeprurëse, tani e ndjera Liridona Mursei ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri Naim Murseli, paraprakisht i ka premtuar të pandehurit Granit Plava, një shumë të të hollave prej 30,000.00 E”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

    Me këtë, i pandehuri Murseli dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, nga neni 173, par.1.3 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, kurse i pandehuri Plava dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1.4 dhe 1.6 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal dhe secili veç e veç veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, par.1 të Kodit Penal.

    Tutje, në Dosjen e Prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Kushtrim Kokalla është marrë vesh me të pandehurit Murseli dhe Plava për të kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

    Sipas Prokurorisë, thuhet se i pandehuri Nam Murseli pasi që i kishte treguar Kokallës për problemet që kishte me gruan e tij, janë marrë vesh për veprimet e tyre, me qëllim të privimit nga jeta Ademajn. Ndërsa, përmendet edhe se “janë marrv vesh për një aksident i inskenuar”.

    “…i pandehuri Kushtrim i ka thënë “une ta zgjidhi këtë punë” dhe në ndërkohë janë marrë vesh për një aksident të inskenuar”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit.

    Ndërsa, thuhet se një javë para natës kritike, të pandehurit Murseli dhe Kokalla (me të cilin kanë raporte familjare- djalë i dajës dhe djalë i hallës) dhe i pandehuri Plava (shok i të pandehurit Kokalla), janë takuar në pompën e derivateve “Shell”, ku i pandehuri Plava i ka treguar se merret me gjithçka.

    Pas takimit të tyre në “Shell”, thuhet se Murseli i kërkon Kokallës numrin e telefonit të të pandehurit Plava, kurse në ditën kritike Murseli takohet sërish me Kokallën në ora 9:30 në qytetin e Gjakovës.

    Në këtë kërkesë, thuhet se pas takimit në Gjakovë, Murseli ka thënë Kokallës “sot duhet të kryhet kjo punë”, duke aluduar në vrasjen e gruas së tij Liridonës, duke i thënë se do të takohet me Plavën dhe në po të njëjtën ditë, rreth orës 20:35 kryhet vrasja e Liridonës.

    Prandaj me këto veprime, Kokalla po dyshohet për veprën penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë”, nga neni 173, par.16 lidhur me nenin 35 të Kodit Penal.

    Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 3 dhjetor 2023, ka caktuar masën e paraburgimit për tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt., Murselit (bashkëshorti i tani të ndjerës), Plavës (i cili dyshohet të jetë dorasi) dhe Kokallës (pjesëtar i Forcës së Sigurisë sëv Kosovës, i cili dyshohet se ndihmoi në kryerjen e veprës).

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.