Luiz Ejlli tashmë është favoriti i publikut shqiptar e po ashtu edhe personazheve publike.
Këngëtari merr mbështetje nga të gjithë, duke qenë kryefjala e edicionit.
Ledri së fundmi ka përmendur këngëtarin dhe banorin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri në një nga koncertet e tij.
Ledri fillimisht ka përshëndetur partneren e tij, Sara Hoxha dhe valltarin Luixhino Hala të cilët ndodheshin në audiencë. Më pas publiku ka thirrur emrin e Sarës dhe në këtë moment Ledri iu bashkua brohoritjeve duke thënë emrin e Luizit.
“Luizi, Luizi, unë me Sarën si Luizi me Kiarën”, ka thënë reperi që u mirëprit nga fansat që ishin të mbledhur për ta parë nga afër performancën e tij.