Moderatorja Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishtja apo siç njihet me emrin e tij artistik si Dj Dagz janë një nga çiftet e krijuara në “Big Brother Vip.”
Pavarësisht se jeta e tyre është e ndërtuar në dy vende të ndryshme, çifti ishin të pandarë nga njëri-tjetri pas përfundmit të formatit.
Megjithatë Dj Dagz vijon punën e tij në Kosovë ku ka edhe familjen e shoqërinë, ndëra Eixhel ka angazhimet e saj në Shqipëri. Në një intervistë të dhënë për “ATV”, Dj Dagz rrëfeu se lidhja në distancë është diçka e mirë pasi secili prej partnerëve mund të ketë privatësinë e tyre, shkruan fox.
“Momentalisht jam më shumë në Kosovë por edhe në Tiranë jam part-time. 5-6 ditë jam këtu, 4-5 ditë jam atje, ka raste që kam ndenjur dy javë dhe s’kam shkuar. Por për shkak që kam lokalin këtu, edhe shoqërinë edhe familjen. Einhel po vjen këtu, unë shkoj atje, shumicën e kohës e kalojmë bashkë. Shumë e mirë është lidhja në distancë.
Distanca e madhe nuk është e lehtë ndoshta edhe e mirë, por distanca e vogël për një lidhje është shumë e mirë. Jo në fillimi se është edhe ai entuziazmi që të rrimë non-stop bashkë, por unë e shikoj lidhjen, besoj që edhe te Einxheli e kam gjetur shumë veten sepse edhe ajo e ka gjetur tek unë. Kam dëshirë të kem një lidhje që unë kam jetën time dhe partnerja ime ka jetën e vet. Po më pëlqen shumë më shumë lidhja sepse e kemi hapsirën të përqendrohemi në jetët tona personale.”- tha ai.
Dj Dagz u pyet gjithashtu nëse Einxhel Shkira ka qenë dashuri me shikim të parë, ku ai tha:
“S’mund të them dashuri me shikim të parë. Me shikim të parë nuk besoj se është dashuri, mund të jetë një pëlqim dhe afeksion. Pastaj me atë pëlqim, ti përqendrohesh më shumë te ai person. Dashuria “bam bam” nuk është dashuri”.