Connie Hawk është një modele nga Austria, ajo është 29 vjeç dhe pretendon se është aq e bukur sa meshkujt po ngacmojnë vazhdimisht.
Ajo fiton rreth një milion euro në vit nga postimet e zhveshura në Instagram, por të ardhurat, gjoksi dhe vithet super seksi nuk janë ato për të cilat Connie u bë e famshme, transmeton FrontOnline.
Ajo zbuloi në një intervistë se ajo çdo ditë ngacmohet nga mijëra meshkuj, por thotë se nuk i fajëson ata sepse ‘është aq e bukur sa asnjë mashkull nuk i reziston dot’. Connie thotë semeshkujt shpesh bëhen të pasjellshëm me të pasi ajo i refuzon ata, kështu që ata shpesh i përgjigjen refuzimit të saj me fjalët “gjithsesi je e shëmtuar”.
Kjo vajzë gjithashtu kujtoi një situatë të çuditshme, kur ajo u transportua në spital për shkak të një reaksioni alergjik dhe mjeku u përpoq të flirtonte me të.
“Veshët e mi ishin të fryrë dhe të skuqur dhe dukesha e tmerrshme. Ndërsa ai flirtonte me mua, unë thjesht pyesja veten se si ishte e mundur kjo”, tha Connie. Dhe nëse i shikojmë fotot e saj, padyshim se mund të konkludojmë se ajo vërtetë e meriton titullin e njërës prej femrave më seksi në Instagram./FrontOnline/