×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Unë dua vëllain tim, më lini në krahët e tij”: Sul*mi izraelit vr*et familjen 8-anëtarëshe

    FrontOnline
    13 Tetor 2024

    Sulmet izraelite në kampet e refugjatëve në Gaza qendrore kanë vrarë të paktën 14 persona, duke përfshirë një familje me tetë anëtarë, tha të dielën spitali Al-Aksa.

    Në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore, tetë anëtarë të një familjeje u vranë kur ushtria izraelite goditi një shtëpi ku ata ishin strehuar, sipas spitalit.

    Gjashtë persona të tjerë u vranë kur një tank izraelit bombardoi kampin e refugjatëve Bureij, tha ai.

    Një burrë, Alaa Abu Ghali, i tha një kameramani që punonte për CNN në Gaza se e gjithë familja e vëllait të tij Velid u vra në sulm.

    “Ata i goditën kur ishin në gjumë të sigurt në shtëpi, e gjithë familja – vëllai im, fëmijët e tij dhe gruaja e tij – të gjithë janë fshirë si familje… Velidi është zhdukur së bashku me gruan dhe fëmijët e tij. Të gjithë jemi të shpërngulur nga Rafah dhe kemi qenë në këtë shtëpi për pesë muaj. Nuk kishte asnjë paralajmërim paraprak”.

    Në oborrin e spitalit, pranë morgut, një vajzë e re u pa e dëshpëruar pasi vëllai i saj që u vra në kampin Bureij, ajo qante ndërsa kontrollonte se a po i rrah zemra trupit të tij të pajetë.

    “Më lini me të. Unë dua vëllain tim. Më lini në krahët e tij. Ai po shkon në parajsë. Zgjohu! Ndaloni shakatë. Ai po merr frymë”, qau fëmija ndërsa përqafonte vëllain dhe nënën.

    “Zoti të do; prandaj të mori”, tha ajo, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Tetor 2024
    Ushtria izraelite thotë se katër persona janë vrarë, edhe shtatë të tjerë janë plagosur rëndë pas një sulmi me dron në qytetin...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Është raportuar për më shumë se 60 persona të plagosur nga një sulm me dron për të cilin Hezbollah ka marrë përgjegjësinë...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Një burrë 49-vjeçar nga Las Vegas u arrestua pranë tubimit të ish-presidentit Donald Trump në Coachella. Ai po bartte një armë zjarri...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet t’ia tregojë diasporës...
    Lajme13 Tetor 2024
    Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull ose/dhe vranësira të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Në 24 orët e fundit, qyteti i Vrajës në Serbi është përballur me një seri tërmetesh që kanë ngjallur shqetësim mes banorëve....
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Një 12-vjeçar ka vdekur në Tiranë, pasi i njëjti ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore. Policia e Shqipërisë ka bërë të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Detyrë parësore ka mbikëqyrjen e shkeljes së të drejtave të punëtorëve, e një e tillë u bë edhe me emërimin e tij....
    Lajme13 Tetor 2024
    Banorët e lagjes “Mati 1” në Prishtinë kanë thënë se kanë telashe me mungesë të ujit. Disa banorë kanë thënë se ndërprerjet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.