×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    UNDP dhe ADA promovojnë bizneset e udhëhequra nga gratë e Prizrenit

    FrontOnline
    03 Prill 2024

    UNDP dhe Zyra Koordinuese për Bashkëpunim Zhvillimor të Austrisë në Prishtinë (ADA) dhe Komuna e Prizrenit, kanë organizuar “Pjatën e gjelbërt”, si përkrahje për bizneset e vogla të udhëhequra nga gratë.

    Aty u tha se përkrahja e donatorëve ka për synim edhe ndihmën ndaj të rinjve që t’ua mundësojë krjimin e kushteve dhe hapjen e vende të reja të punës, në mënyrë që mos ta lëshojnë Kosovën.

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, falënderoi donatorët, me ç’rast tha se donacione të tilla do t’i fuqizojnë bineset e këtij qyteti.

    “Me aktivitetet tona përbashkët promovojnë qasjen ndaj ushqimit të shëndetshëm dhe ushqimit bio po ashtu promovojmë bashkëpunimin dhe aktivitetin drejtim të përkrahjeve të bizneseve të cilat kultivojnë këtë lloj të aktivitetit dhe prodhojnë produkte të gjëlbërta, produkte të shëndetshme kurse në të ardhmen do të ketë aktivitete te reja edhe kryesisht ato do të jenë  në drejtim të përbërjes së grave që janë pronare të bizneseve por edhe të rinjve e pse është është e vetë shpjegueshme se duam t’i fuqizojmë gratë duam me i fuqizu rininë, me iu dhënë mundësi për punë që ata me punën e vet më dhënë kontributin për qytetin tonë po edhe mos me pas nevojë me u largu prej Kosovës”, tha ai.

    Yuliya Scherbenina nga UNDP, tha se shpreson që kjo thirrje ta ngris vetëdijën për rëndësinë e ushqimit të gjelbër.

    “Është kënaqësi të ndodhem në Prizren, qyteti që gjithmonë na mirëpret shumë ngrohet sa herë të vijmë. Sa i përket udhëzuesit në Komunën e Prizrenit. Shpresoj qe do te jetë një thirrje zgjuar për të gjithë mund të ngriseë vetëdijen për rendësin e ushqimit”, u shpreh ajo.

    Për rëndësinë e ushqimit të gjelbër, foli edhe Sandra Horina, drejtoreshë e ADA-s për Kosovë.

    “Dhe prodhimi i ushqimit në masë të madhe kontribuohet në emetimin e gazrave dhe gjithashtu ndikon tek ndryshimet klimatike pra duhet të flasim për sistemin e qëndrueshëm te ushqimit në mënyre që të  i luftojmë ushqimet klimatike dhe ndryshimet klimatikë afektohën të na prek të gjithë neve natyrisht ne mund të themi duke luftuar ndryshimet klimatike prekin çështje të ndryshme të sistemit ushqimore dhe është mjaft e rëndësishme se duhet të mbrojmë natyrën tonë dhe bujqësia konvencionale po e ndot tokën dhe po e ndotë ujin në përdorimin e pesticideve të ndryshme dhe gjithashtu është një linjë e gjatë e prodhimit të ushqimit i cili përdor shumë paketime plastike dhe gjithashtu përdor shume fosile energji fosile në prodhimin e ushqimit”, u shpreh ajo.

    “Ne punojmë në fushën e promovimit ndërtimit të zhvillimit rurale bujqësisë për më shumë se një dekadë dhe ne punojmë se bashkë me UNDP si partneri jonë në dy komuna. Në fazën tjetër do të kemi më shumë komuna ne gjithashtu edhe punojmë me Zvicrën në mënyrë që të implementojmë projektet të mëdha në zhvillimet  rurale dhe ndërtimin e bujqësisë. Pra ne punojmë dhe mbulojmë punën tonë shumë komuna mundohemi të ndërtojmë agrobiznese të vogla të udhëhequra nga gratë që t’i ndihmojmë si të ndërtojnë prodhime të vogla”, u shpreh tutje ajo.

     

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Tetor 2024
    Për shumë kë e shtuna e kaluar ishte ditë pushimi, por jo edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe drejtuesit e...
    Ekonomi10 Tetor 2024
    Sektorët e ndërtimtarisë, tregtisë dhe prodhimit në Gjermani punësojnë pjesën më të madhe të kosovarëve që jetojnë atje. Por, me kalimin e...
    Ekonomi09 Tetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të hënën që t’i rris pensionet për 20%. Pas këtij vendimi janë shprehur të pakënaqur përfaqësuesit...
    Të tjera
    Sport17 Tetor 2024
    Pas ndeshjeve me kombëtaret, lojtarët kthehen në klubet e tyre dhe sot ishin kryesisht të gjithë bashkë.   Kështu ishte edhe në...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Presidenti Joe Biden thotë se vdekja e Sinwar është një "ditë e mirë për Izraelin, për Shtetet e Bashkuara dhe për botën",...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka dhënë një deklaratë pas vrasjes së liderit të Hamasit. “Çdo terrorist që vret amerikanët, kërcënon popullin...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në OSBE, Neil Holland, përshëndeti vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit të importit të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, thotë se ka përgjime edhe më të rënda se këto të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Vransirat mbeten edhe ditën e premte mbi vend, më të përqendruara nga pjesë perëndimore të vendit, ku pasdite nuk duhet përjashtuar mundësi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.