Ulpiana e ka shënuar një tjetër fitore në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës.
Skuadra lipjanase e ka mposhtur KEK-un me rezultat 3:1, shkruan FrontOnline.
Ajo që vlen të përmendet është se për Ulpianën shënoi edhe portieri Armend Blakçori.
Blakçorit zakonisht i besohen gjuajtjet nga pika e bardhë, nga ku edhe tregohet i saktë.
Kësaj radhe, “gardiani” i Ulpianës shënoi në minutën e 95-të nga penalltia.
Ndryshe, Ulpiana është kandidati potencial për inkuadrim në Superligën e Kosovës./FrontOnline/