×
  • Sport
  • Sport

    Ulpiana akuzon FFK-në se i dha fitore në tavolinë Dukagjinit dhe shkeli rregulloren

    FrontOnline
    19 Mars 2025

    Klubi i futbollit të femrave Ulpiana 1992 ka shprehur indinjatën e thellë ndaj vendimit të Komisionit të Garave të futbollit të femrave pranë FFK-së, duke e cilësuar atë të njëanshëm dhe të padrejtë.

    Sipas KFF Ulpiana 1992, vendimi bie ndesh me nenin 12 të propozicionit të garave, i cili specifikon se në rast se nuk është prezent personi adekuat mjekësor, ndeshja nuk mund të fillojë dhe se klubi nikoqir ka 15 minuta kohë për ta siguruar atë.

    Reagimi i KFF Ulpiana:

    KFF Ulpiana 1992 me indinjatë të thellë reagon ndaj vendimit të njëanshëm të marrur sot nga Komisioni i Garave i futbollit të femrave pranë FFK-së.

    Pra, siq shihet qartë në nenin 12 të propozicionit të garave që: nëse nuk është personi adekuat mjekësor prezent, ndeshja nuk mund të filloj dhe klubi nikoqir obligohet që brenda 15 minutave të sigurojë personin mjekësor qoftë mjek apo fituoterapeut, e jo si në rastin konkret ku ndeshja zhvillohet dhe përfundon me rezultat zyrtar 1 me 1 dhe pas ankesës të bërë nga klubi mysafir, Komisioni pa bazë juridike ndeshjen e regjistron ndeshjen me rezultat zyrtar në favor të ekipes mysafire.

    KFF Ulpiana 1992 nuk do të rrijë duarkryq karshi këtij vendimi amatoresk të vendosur nga ky komision, do të ankohet në të gjitha instancat përkatëse siq parashihen në aktet normative të FFK-SË që janë në fuqi.

    Nga Rubrika
    Sport20 Mars 2025
    Përfaqësuesja e Kosovës do t’i bëjë konak Islandës sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në duelin e parë të “play-off”-it të...
    Sport19 Mars 2025
    Kombëtarja e Kosovës në futboll, të mërkurën mbrëma ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Islandën. Dardanët dhe islandezët do të...
    Sport19 Mars 2025
    Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së play-offit në Ligën e Kombeve kundër Islandës, duke...
    Të tjera
    Lajme20 Mars 2025
    Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics do të vizitojë sot Kosovën. Këtu do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani, në ora 13:00. Pas...
    Lajme20 Mars 2025
    Sot kujtohen dëshmorët e martirët e lagjeve të Skenderajt të rënë më 20 mars 1999. Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari...
    Lajme20 Mars 2025
    Në Blagoevgrad të Bullgarisë u mbajt një ceremoni zyrtare për dërgimin e një kontingjenti të Komandës së Brigadës së Tretë, e cila...
    Lajme20 Mars 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë me diell. Sipas këtij instituti, temperaturat maksimale do...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është takuar sot me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel. Rutte përmes një shkrimi në...
    Lajme19 Mars 2025
    Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq deklaroi në Bruksel se nënshkrimi i një memorandumi ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë për bashkëpunim në fushën...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.