×
  • Lajme
  • Lajme

    Ulja ekstreme e temperaturave, KEDS apelon për kursim të rrymës

    FrontOnline
    13 Shkurt 2021

    Ditëve të fundit ka pasur ndryshime drastike të motit, ku temperaturat e ulëta kanë bërë që qytetarët ta shfrytëzojnë energjinë elektrike edhe për ngrohje.

    KEDS thotë se si rrjedhojë, janë shkaktuar mbingarkesa në rrjet dhe tejnxehje e aseteve, duke rrezikuar kështu furnizimin stabil me energji elektrike.

    “KEDS ndër vite ka investuar vazhdimisht në modernizim të rrjetit dhe mirëmbajtje të tij, duke zgjeruar linja furnizimi dhe duke i përforcuar ato aktuale. Por, kërkesa e tanishme e tejkalon dizajnin e rrjetit elektrik në disa lokalitete. Kjo, pasi trasformimi i energjisë elektrike në energji termike është proces i dhunshëm dhe asnjë rrjet elektrik nuk është i destinuar për ngrohje. Në këto situata, në mënyrë që të kemi furnizim sa më të mirë dhe rrjeti ta përballojë më lehtë ngarkesën, apelojmë për kursim maksimal të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.

    “Në vendet ku është e mundshme, konsumatorët të ngrohen me forma alternative, pasi do të lehtësonte shumë funksionimin normal të rrjetit

    Të njëjtën kohë mobilizimi i KEDS-it është maksimal që secila situatë eventuale e papritur të evitohet sa më shpejtë.” përfundon njoftimi.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë në Bukuresht. Ndeshja është ndërprerë pas thirrjeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Inspektorati i Punës, ka kryer kontrolla në pompat e derivateve dhe lokaleve të masazheve. Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund, kanë deklaruar se Kosova do ta ketë mbështetjen...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Lojtarët e Kosovës kanë vendosur të lëshojnë fushën pas provokimeve dhe thirrjeve raciste nga tifozët ultras të Rumanisë kur ndeshja ishte në...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka përqafuar Xhenetën dhe vëllain e saj që erdhi në shtëpinë më të famshme në vend. Të dy ia pranuan kërkimfaljen...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë brenda shtëpisë më të madhe në vend duke iu drejtuar Xuxit për fjalët që ky tha....
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë në shtëpi për të takuar motrën e tij. Xheneta ishte e ngrirë me komandë nga ‘Vëllai...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka kërkuar falje Xhenetës lidhur me deklaratën e tij për familjen kësaj të fundit. Xuxi, i cili i ka thënë Xhenetës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.