×
  • Lajme
  • Lajme

    Ulja e veturave të paregjistruara hap rrugën për në kartonin e gjelbërt

    FrontOnline
    19 Mars 2021

    Zvogëlimi i numrit të veturave të pa regjistruara shihet si një mundësi që Kosova të aplikoj për antërsim në Kartonin e Gjelbërt.

     

    Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) tha se Kosova synon të anëtarsohet në këtë institucion vetëm pasi të jenë kryer disa punë të brendshme.

    “Këtë vit të kemi diçka konkrete,mos të kemi diçka vetëm pjesë të diskutimit, të dalim me numra të ri, me dalim me hyrje konkrete që Kosova të jetë në një nivel tjetër edhe të përfaqësimit, edhe të negocimit, sa u përket problemeve të brendshme që i kemi”, tha ai për RTK.

    Mazreku ka shpalosur plane që shkojnë në funksion të sigurisë më të madhe në trafik.

    “Parashihet edhe investimi në pajisjet teknologjike te Policia e Kosovës, përmes pajisjeve të ndryshme, kamerave të cilat do të dhurohen PK-së, atehërë ata e kanë më të lehtë që këto vetura t’i detektojë. Ta zëmë nëse në çdo hyrje të Prishtinës i digjitalizomë nga një kamerë atëherë e monitorojmë çdo veturë që hyjë. Ka edhe pajisje të tjera që policia mundet me i përdor edhe në lëvizje. Kjo sigurisht që do të ulë numrin e automjeteve të paregjistrume dhe në anën tjetër këto pajisje, nëse Policia vendos me  i përdor edhe për punë të tjera që i ka edhe në bazë të përgjegjësive, këto pajisje mund të shqiptojnë në mënyrë automatike gjoba, munden me e matë shpejtësinë si dhe punë të tjera”.

    Për të ulur numrin e automjeteve të paregjistruara grupi punues është pajtuar që t’i kryej secili detyrat e veta.

     

    Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë të RTK-së:

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar idenë e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, që partitë që...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të enjten gjeneralin Wesley Clark, i cili më parë ka qenë ish-komandant suprem...
    Vip14 Nëntor 2024
    Rovena tash e shumë ditë brenda qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend ka treguar se nuk dëshiron debat me Gresën...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, për FrontOnline, ka thënë se nuk do të zbatohet përdorimi i doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”...
    Vip14 Nëntor 2024
    Banorët po qëndronin në dhomën e gjumit teksa Arioni pati një pyetje për Sarën. Ai e pyeti atë specifikisht se çfarë mendimi...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Mitrovicë, ku ka vizituar Kompleksin Social në Frashër,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, edhe në Skenderaj, Drejtoria e Arsimit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit  të Doracakëve “Edukimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.