-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ulja e numrit të rasteve pozitive, a do të ketë lirim të masave javën që vjen

    FrontOnline
    03 Janar 2021

    Gjatë javës që po vjen, do të bëhet vlerësimi dhe rishikimi i masave aktuale anti-Covid që janë momentalisht në fuqi.

    Express mëson se nuk pritet të ketë lehtësim të masave, ani pse lakorja e rasteve pozitive me koronavirus gjatë ditëve të fundit ka pësuar rënie.

    “Gjatë javës do të bëhet vlerësimi i masave aktuale. Kategorizimi i komunave ka pasur sukses në uljen e numrit të rasteve pozitive, por nuk pritet të ketë lirim të masave. Tani i kemi edhe shkollat, do të fillojë mësimi më 18 janar. Pavarësisht rënies së numrit të rasteve pozitive, duhet të kemi kujdes të mos rritet numri”, kanë thënë burime të Ministrisë së Shëndetësisë për Gazetën.

    Masat anti-Covid që janë aktualisht kanë hyrë në fuqi nga 23 dhjetori i vitit që lamë pas.

    Për shkak të festave të fundvitit dhe ardhjes së mërgimtarëve, ishte zgjatur për një orë orari i lëvizjes për qytetet që janë në zonë të kuqe.

    Po ashtu, në komunat në zonë të kuqe ishte zgjatur edhe orari i punës për gastronominë, derisa ishte lejuar shërbimi porosi dërgesë apo “delivery”.

    Për këto komuna, është e ndaluar lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre nga ora 20:00 deri në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore të dokumentuar në mënyrë të përshtatshme, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësorë, të sigurisë, të drejtësisë dhe të ngjashme, dhe punëtorët e operatorëve ekonomik që pajisen me leje të veçanta për qarkullim.

    Megjithatë, edhe në komunat të cilat ndodhen në zonën me rrezik të lartë të përhapjes së koronavirusit, ka përjashtime.

    “Personeli shëndetësor, i sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme, qytetarëve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim, dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë), operatorëve ekonomik dhe transportit të mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit, kompanitë ndërtimore, operatorët që kryejnë punë publike”, janë të lejuar të veprojnë edhe pas kufizimit të orarit.

    Ndërkohë, operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, ndërkaq pas orës 20:00 punojnë vetëm me shërbim “porosi me dërgesë”.

    Të premten ka ndryshuar kategorizimi i komunave nëpër zona, sipas numrit të të infektuarve.

    Në zonën e kuqe, apo të rrezikut të lartë të përhapjes së koronavirusit, nga 1 deri më 8 janar janë Prishtina, Fushë Kosova, Mitrovica e Veriut, Zveçanji, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.

    Në zonën e verdhë, apo të rrezikut mesatar të përhapjes së COVID-19, janë Mitrovica e Jugut, Graçanica, Obiliqi, Poduejva, Juniku dhe Gjilani.

    Ndërkaq në zonën e gjelbër, atë të rrezikut të ulët të përhapjes së koronavirusit janë 26 komuna: Kllokoti, Lipjani, Gjakova, Kamenica, Ferizaj, Vushtrria, Peja, Drenasi, Skënderaj, Istogu, Deçani, Shtërpca, Klina, Shtimja, Novobërda, Vitia, Prizreni, Suhareka, Kaçaniku, Rahoveci, Malisheva, Hani i Elezit, Dragashi, Mamusha, Parteshi dhe Ranillugu.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Gusht 2025
    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se buxheti i ndarë për Komunën e Prishtinës për vitin  2026 do të...
    Lajme21 Gusht 2025
    Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale...
    Lajme21 Gusht 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka lëshuar një reagim politik ndaj kryetarit aktual të Gjilanit, Alban Hysenit, duke e...
    Të tjera
    Lajme21 Gusht 2025
    Me 2 vota kundër e 7 abstenime nuk ka kaluar rekomandimi i Komisionit për Certifikimin e Partive Politike lidhur me certfikimin e...
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Një valë e pazakontë detare ka goditur sot Plazhin e Madh të Ulqinit, duke shkaktuar përmbytje të pjesshme në disa nga plazhet...
    Lajme21 Gusht 2025
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas moscertfikimit të Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Bajrami...
    Lajme21 Gusht 2025
    Gjykata Supreme ia ka kthyer për përmirësim Gjykatës së Apelit rastin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut. Kështu konfirmoi, zëdhënësja e Supremes,...
    Lajme21 Gusht 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës –...
    Lajme21 Gusht 2025
    Përfaqësuesi i VV’së në KQZ, Alban Krasniqi, në mbledhjen e sotme ka sulmuar shoqërinë civile. “Ka edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.