×
  • Lajme
  • Lajme

    Arkitekti gjerman: Është katastrofë, kaosi në Prishtinë duhet të ndalet

    FrontOnline
    17 Korrik 2022

    “Kosova është vend kaotik, por shumë i gjallë”, është përshkrimi me të cilin arkitekti gjerman, Jan Liesegang, nis bisedën me Radion Evropa e Lirë.

    Liesegang ndodhet në Kosovë për të realizuar një projekt për rikthimin e hapësirës industriale të fabrikës së tullave në Prishtinë në një qendër alternative kulturore.

    Ky objekt, që për shumëkënd mund të duket thjesht përplot me rrënoja, në syrin e Liesegangut është ideal për takime të artistëve, diskutime, koncerte e të tjera.

    “Vërtet, fabrika e tullave mund të jetë një inkubator për aktivitete të ndryshme, qoftë për lagjen që e rrethon, apo për tërë qytetin [Prishtinën], por edhe për koncerte të mëdha”, shprehet Liesegang.

    Fabrika e tullave në Prishtinë.
    Fabrika e tullave në Prishtinë.

    Intervenimet që po kryhen në tulltoren e qytetit nga ekipi i drejtuar nga Liesegang, po bëhen në kuadër të aktivitetit kulturor “Manifesta” – një bienale evropiane nomade që këtë vit zhvillohet në Kosovë.

    Ajo i kushtohet artit në hapësirat publike, por shërben edhe si urë komunikimi mes artistëve.

    “Manifesta 14 Prishtina” synon, në fakt, t’i mbështesë qytetarët e Kosovës në rikthimin e hapësirave publike.

    Punimet në fabrikën e tullave në Prishtinë. Arkitekti Liesegang pret që të përfundojë punimet e tij deri më 22 korrik, kur hapet edhe "Manifesta 14 Prishtina".
    Punimet në fabrikën e tullave në Prishtinë. Arkitekti Liesegang pret që të përfundojë punimet e tij deri më 22 korrik, kur hapet edhe “Manifesta 14 Prishtina”.

    Kosova mund ta bëjë këtë kapërcim, thotë Jan Liesegang. Ai është njëri nga themeluesit e Raumlabor-it, një kolektiv arkitektësh eksperimentalë, me bazë në Berlin të Gjermanisë. Puna e tyre mund të përshkruhet si një kryqëzim i arkitekturës, planifikimit urban, artit dhe ndërhyrjeve në objekte ekzistuese.

    Liesegang thotë se Prishtina është një vend tejet kaotik, në të cilin ndërtimet e reja nuk janë miqësore me ambientin.

    “Aktualisht, kur shoh ndërtimet e objekteve nëpër qytet, mendoj se po shkohet krejtësisht në drejtim të gabuar. Është katastrofë. Po vazhdon ndërtimi i objekteve me xham, e brenda pak vitesh ne nuk do të kemi resurse energjetike të përballueshme… dhe këto objekte do të jenë të zbrazura, të ftohta apo tepër të nxehta”, thotë Liesegang.

    Arkitekti gjerman Jan Liesegang duke punuar në punimin e tij në kuadër të Manifestës.
    Arkitekti gjerman Jan Liesegang duke punuar në punimin e tij në kuadër të Manifestës.

    Ai jeton në Berlin dhe thotë se atje mundohet ta minimizojë përdorimin e automjeteve, që janë ndër prodhuesit kryesorë të ndotjes së ajrit.

    Për dallim nga Berlini, në Prishtinë, thotë ai, e sheh të kundërtën.

    “Unë jetoj në një rreth, ku mundohemi të heqim dorë nga përdorimi i makinës. Këtu gjithkush dëshiron të vozisë veturën më të madhe të mundshme. Më duhet të them se këtu krejtësisht po shkohet në drejtim të gabuar. Por, më duhet po ashtu të them se të gjithë ne kemi vepruar më herët kështu”, thotë Liesegang.

    Punimet në fabrikën e tullave në Prishtinë.
    Punimet në fabrikën e tullave në Prishtinë.

    Në Prishtinë, por edhe në vende të tjera të botës, Liesegang bën apel që të ndryshojnë politikat e zhvillimit të qyteteve.

    “Është një nevojë urgjente që të ndryshojmë sa më parë, më së largu brenda pesë vjetëve të ardhshëm. Ndryshe, toka do të mbijetojë, por për ne, njerëzit, do të jetë tepër nxehtë këtu”, thotë ai.

    Ndërtimet në Prishtinë. Sipas arkitektit gjerman, Jan Liesegang, Kosova "është vend kaotik, por shumë i gjallë”.
    Ndërtimet në Prishtinë. Sipas arkitektit gjerman, Jan Liesegang, Kosova “është vend kaotik, por shumë i gjallë”.

    “Manifesta 14 Prishtina” zyrtarisht do të hapet më 22 korrik. Deri atëherë pritet të përfundojnë edhe punimet që Liesegang po i udhëheq në hapësirën industriale të fabrikës së tullave në Prishtinë.

    Aty do të zhvillohet edhe një shkollë verore, në të cilën do të diskutohet për riciklimin, ekonominë qarkore dhe tema të tjera, që kanë për qëllim zhvillimin urban, duke mbrojtur ambientin.

    Liesegang uron që hapësira në të cilën po kryen punimet, të vazhdojë të jetë në shërbim të artistëve dhe qytetarëve të Prishtinës edhe pas “Manifestës”.

    Përgjatë 100 ditëve sa zgjat “Manifesta”, organizatorët kanë thënë se presin pjesëmarrjen e rreth 100 mijë vizitorëve nga jashtë.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Mitrovicës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kujtuar Masakrën e Mejës ku 367 civilë...
    Lajme27 Prill 2024
    Dhuna në familje, nuk është problem vetëm në Kosovë, kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Atje pothuajse çdo ditë arrestohet një person,...
    Lajme27 Prill 2024
    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Shumë dëshmorë dhanë jetën pë liriné...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ilir Meta është sërish president, kësaj here jo në krye të shtetit, por të Partisë së Lirisë. Në Konventën e zhvilluar këtë...
    Lajme27 Prill 2024
    Kori “Siparantum” nën dirigjimin e Memli Kelmendit ka arritur të fitojë vendin e parë në kategorinë G në “European Festival for Young...
    Vip27 Prill 2024
    Talenti dhe pasioni i Dafina Zeqirit për muzikën nuk njeh kufij, dhe kjo vërtetohet sërish me publikimin e këngës së saj më...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat në këtë qytet është shqetësuese. Ai tha se Ferizaj...
    Sport27 Prill 2024
    Borussia Dortmund me mendjen në ndeshjen gjysmëfinale të  Champions League me Paris Saint-Germain është mposhtur të shtunën në Bundesliga nga Leipzig. Ndeshja...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën e Dialogut të Sigurisë në Budapest të Hungarisë. Aty ai...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.