×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ulet pak inflacioni në Kosovë, 5.5 % në maj

    FrontOnline
    12 Qershor 2023

    Inflacioni në Kosovë është ulur pak. Ai është 5.5 % në muajin maj.

    Kjo vërehet në “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin Maj 2023, i përpiluar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

    Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.1 % në muajin maj 2023. Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin maj 2023 me muajin maj 2022 ishte 5.5 %.

    Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.1 % në muajin maj 2023 krahasuar me muajin prill 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të nëngrupet e COICOPI-it: pemët (0.2 %), energjia elektrike (0.2%), pijet alkoolike (0.1 %), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (0.1 %), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.6%.

    Ndërsa rënie e çmimeve vërehet të grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal ( -0.3%) dhe qumështi, djathi dhe vezët ( -0.1%) me një ndikim prej -0,5 për qind në IHÇK-it.

    Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i ulët në një mesatare prej 5.5 % për qind në muajin maj 2023 krahasuar me muajin maj 2022.

    Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: buka dhe drithërat ( 0.9 %), mishi ( 0.8% ), qumështi, djathi dhe vezët ( 0.8%), perimet ( 0.5%), energjia elektrike ( 0.5%), pijet joalkoolike ( 0.4%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake ( 0.3%), shërbimet për transport ( 0.3%), pemët ( 0.2%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat ( 0.2%), pijet joalkoolike ( 0.2%), duhani (0.2%), lendet djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (0.2%), blerjet e automjeteve ( 0.2%), shërbimet hoteliere ( 0.2%), prodhimet ushqimore (0.1%), veshjet (0.1 %), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (0.1%), mobileje dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje ( 0.1%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës ( 0.1%), veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht ( 0.1%), gjërat dhe pajisjet tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (0.1%) dhe kujdesi personal (0.1%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 6.7 %.

    Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantet për pajisjet e transportit personal (-1.2 %) me një ndikim prej -1,2 për qind në IHÇK-it.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...
    Vip11 Janar 2025
    Këngëtari Luiz Ejlli, ka publikuar këngën e tij të re. Kjo këngë është dedikim për Martin Canin, 14-vjeçarin i cili u vra...
    Lajme11 Janar 2025
    Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit nuk ka asgjë se...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Elmi Reçica, kandidat për deputet nga PDK-ja, përmes një shkrimi në 'Facebook', ka deklaruar se me hapjen e fushatës zgjedhore të Partisë...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar për takimin që ka pasur sonte në fshatin Grabovc me mbështetësit...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Bedri Hamza pas tubimit të madh të PDK-së, ka reaguar përmes një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.