×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ukraina zotohet për hakmarrje pas sulmit rus që la mbi 50 të vra’rë

    FrontOnline
    07 Shtator 2024

    Në qytetin Poltava të Ukrainës iu dha lamtumira e fundit më shumë se 50 të vrarëve si pasojë e sulmeve ajrore ruse më 3 shtator. Nga sulmi në një objekt të stërvitjeje ushtarake u plagosën më shumë se 300 vetë.

    Ndërsa familjarë dhe banorë të qytetit ishin në zi, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksyy u zotua se do të rrisë prodhimin e armëve në vend duke ndërtuar fabrika nëntokësore për t’u bërë ballë sulmeve ruse me raketa dhe dronë. Ai përsëriti thirrjet për heqjen e kufizimeve që lidhen me përdorimin e armëve perëndimore në luftën me Rusinë, duke vënë në dukje se Ukraina po zhvillon raketat e veta për të ushtruar trysni ndaj Moskës.

    Gjatë javëve të fundit, Rusia ka intensifikuar sulmet me raketa dhe dronë kundër qyteteve ukrainase, duke patur si objektiv infrastrukturën energjetike në të gjithë vendin dhe shkaktuar sulme vdekjeprurëse në zonat e banuara.

    Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se gjatë natës Rusia lëshoi 67 dronë drejt Ukrainës dhe 61 prej tyre u rrëzuan. Mbetejet e një prej dronëve u panë në një rrugë jashtë parlamentit të Ukrainës.

    Ndërkohë, një sulm me artileri nga Rusia në qytetin në lindje të Ukrainës Kostiantynivka, në rajonin e Doneskut la të vrarë tre persona dhe plagosi tre të tjerë, tha guvernatori Vadym Filashkin.

    Kievi vazhdoi sulmet kundër Rusisë. Të shtunën, guvernatori i rajonit rus Voronezh tha se një sulm me dron kishte shkaktuar një zjarr të madh dhe ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme në disa zona dhe banorë të disa njësive ishin evakuuar./VoA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Magdeburg me ministren e tij të Brendshme Nancy Faeser, në vendin ku ndodhi mbrëmë sulmi...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkuar në Magdeburg të Gjermanisë, qytetin ku mbrëmë ndodhi një sulm në një prej tregjeve të Krishtlindjeve....
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Ferizajt në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Shtime policia ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Të premten në Prishtinë u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit për Sigurinë Ushqimore, Veterinari dhe Fitosanitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ministrja e Bujqësisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.