Qeveria e Ukrainës ka njoftuar nënshkrimin e planit të një marrëveshjeje mineralesh midis vendit të shkatërruar nga lufta dhe SHBA-së, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Ministrja e ekonomisë, Julia Svyrydenko, tha se memorandumi i qëllimit hapi rrugën për atë që ajo e quajti një marrëveshje partneriteti ekonomik.
Ajo theksoi se një marrëveshje përfundimtare do të përfshinte gjithashtu një fond investimi për rindërtimin e Ukrainës.
Zyrtarët amerikanë shprehën shpresën se një marrëveshje mund të përfundojë deri në fund të javës së ardhshme.