Ukraina ka vendosur rekord ditor me numrin e rasteve të reja me koronavirus.
Ukraina regjistroi një rekord ditor të 7,517 rasteve të reja me Covid-19, tha të premten këshilli i sigurimit kombëtar, nga një rekord i mëparshëm prej 7,053 të enjten, raporton Reuters, transmeton lajmi.net/ Numri i përgjithshëm i rasteve u rrit në 330,396.
Këshilli tha se 121 vdekje të reja të lidhura me koronavirus u regjistruan ditën e kaluar. Të mërkurën, numri i vdekjeve arriti një rekord 141.
Ukraina ka regjistruar mbi 5,000 raste të reja me koronavirus pothuajse çdo ditë që nga fillimi i tetorit. Rritja e infeksioneve ka shtyrë qeverinë të zgjasë masat e bllokimit deri në fund të vitit 2020.